I mori vendin në formacion Ramadanit, Berisha: Falënderoj Xhampaolon për besimin, mund të përmirësohem çdo ditë

23 Dhjetor 2024, 15:44Sport TEMA
I mori vendin në formacion Ramadanit, Berisha: Falënderoj Xhampaolon

Medon Berisha ka qenë përsëri titullar me skuadrën e Leçes në Serinë A, duke u konfirmuar ai tashmë në rreshtim dhe jo Ylber Ramadani, i cili ka përfunduar në pankinë. Një besim që i është dhënë nga trajneri Marko Xhampaolo, të cilin mesfushori i Kombëtares e ka falënderuar publikisht pas ndeshjes me Lacion.

“Unë po rritem shumë, trajneri po më jep shumë besim. Pas ndeshjes ishim të zhgënjyer, kemi bërë një ndeshje të madhe. Vuajtëm shumë, por ishim të bashkuar deri në fund.

Unë jam mirë, kam marrë minuta dhe po përmirësohem. Mund të përmirësohesh çdo ditë, në shumë aspekte. Nuk ka një aspekt specifik, por e di që duhet të rritem dhe të marr më shumë eksperiencë.

Roli? Kam bërë trekuartistin dhe lojtarin që luan mes qendrës dhe krahut, mund të bëj edhe mesfushorin e qendrës. Momenti është shumë i rëndësishëm, pasi në presin tre përballje direkte në ndeshjet e radhës. Kemi treguar se jemi një skuadër e fortë, do të japim gjithçka për të arritur objektivin tonë”, tha djaloshi i cili pritet të vazhdojë të jetë titullar te Leçe.

1 Komente

  1. K
    Koli

    Pse duheshin Vite per ta kuptuar qe ky eshte Nje Talent i paster dhe ka per tu blere nga ekipe me emer ne Itali.Sa te shenoj golin e pare dhe do shihni si do shkruajne per kete djalosh.Ky eshte me i mire se Asllani ne Kombetare,seose ky ka dhe nje gjuajtje shume te forte.Ramadani eshte lohtar pa Tru,qe vetem Turret kot,ne Futbollin e sotem duhen Trute dhe jo e Turrmja,kur te bie fuqia Lojtare si Ramadani kthehen ne Lojtare Koti.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje