
Gëzim Jatagani është një rast unik në Shqipëri. Mban mbi supe 69 vite jetë, por kjo nuk e pengon të ndjekë ëndrrat e tij.
Jatagani ka nisur të luajë futboll në këtë moshë të thyer, duke sfiduar kështu fizikun e tij.
I ftuar në emisionin “Ora Sport“ në “Ora TV“, i moshuari nga Berati tregon dashurinë e tij për futbollin edhe në studio, duke bërë zhonglime me topin.
“Jam 69 vjec dhe e fillova futbollin në moshën 66-vjec. Shkoj në stadium dhe argëtohem, për moshën që kam.
Unë jam besimtar, shkoj në xhami dhe nga xhamia shkoj në stadium. Kërkoj të vesh fanellën e Shqipërisë, meqënëse nuk kam pasur mundësi më parë.
Ku të jetë, unë jam gati. Farmacia ime është futbolli. Kur doli ky Koronavirusi unë nuk kisha asnjë problem, jam me Koronafutboll”, tha Jatagani.
Në fund, moderatori Altin Sulçe, i ka bërë dhuratë një top Gëzim Jataganit.
Lini një Përgjigje