
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë ditën e sotme në inaugurimin e ambienteve të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, ku i pranishëm ishte edhe presidenti i komitetit olimpik ndërkombëtar, Thomas Bach.
Në fjalën e rastit, Rama vlerësoi vizitën e Bach, duke e cilësuar të jashtëzakonshme, duke përmendur rezultatet e shënuara nga rithemelimi i lëvizjes olimpike në shkolla.
Ai tha se do vazhdohet që të hidhen hapa të tjerë që në të gjitha shkollat e vendit, në mënyrë që të kemi skuadra dhe të kemi kampionate sportive në shkolla.
Është e rëndësishme të kemi këtë lëvizje sportistë që të ngjiten në shkallë të tjera dhe të shkojnë deri në olimpiadë.
E rëndësishme është ta kemi këtë lëvizje sportive për t’i dhënë fëmijëve mundësinë të shkëputen nga bota e kompjuterëve.
Të gjitha janë të dobishme, por një jetë pa sportin dhe një fëmijëri pa sportin është fëmijëri e cenuar.
Presidenti Bach dhe skuadra e tij e çmuan sa kemi bërë, si dhe u ndjenë të përfshirë në projekt dhe do na mbështesin me dijen e madhe që ka Komiteti Olimpik.
Nga ana e tij Bach vlerësoi progresin e bërë nga sporti në Shqipëri, duke thënë se dallimi me të kaluarën është i ndjeshëm.
Jemi besimplotë se shqiptarët mund të kenë përpara një të ardhme të ndritur. Shumë respekt për përgjegjësinë mes qeverisë dhe Kryeministrit.
Jam i lumtur të jem këtu dhe të shoh sportin në Shqipëri të ecë në këtë mënyrë.
Ramuqi dhe parqet sportive ne Albanistan...fushat e sportit si bunkeri i Surrelit...., ta gzosh bajromin!
Ta gezojme edhe kete veper te mrekullueshme dhe mese te nebojshme! Ndryshimi midis Rames dhe Karaxhiçit te Shqiperise, eshte se i pari nderton e te ngre koken, i dyti shkaterron dhe ta hedh koken ne ere.