Interi ka refuzuar ofertën e West Ham për Kristjan Asllanin, duke i besuar mesfushorit shqiptar. Sipas mediave në Itali, zikaltërit nuk dëshirojnë që ai të largohet para verës së 2026-ës.
Kristjan Asllani konsiderohet një lojtar i vlefshëm nga Interi dhe zërat për largimin e tij nuk janë të vërtetë, pavarësisht interesit për futbollistin. Me veprimin e fundit, drejtuesit kanë treguar edhe një herë se sa i rëndësishëm është 22-vjeçari aktualisht, duke refuzuar ofertën e Ëest Ham. Klubi britanik prej kohësh kërkonte mesfushorin kuqezi, por është refuzuar nga zikaltërit, të cilët kanë pohuar se lojtari është i pazëvendësueshëm, të paktën deri verën e ardhshme, që do të thotë merkaton e 2026-ës. Pra, deri atëherë Asllani mbetet zikaltër.
Me dëmtimin e Hakan Calhanoglu, Simone Inzaghi preferoi të aktivizonte Asllanin, i cili në muajin janar ka luajtur 5 përballje si titullar, duke përfshirë këtu edhe përballjen në Champions me Monaco, e fituar 3-0. Performanca e tij ka qenë jo e qëndrueshme, herë me vlerësime pozitive pas pasimeve kyçe, por në anën tjetër ka pasur edhe paraqitje për t’u harruar.
Gjithsesi, drejtuesit janë të kënaqur me futbollistin, të cilin e morën nga Empoli në vitin 2022 dhe ka një kontratë me klubin milanez deri në vitin 2028.
Asllani do ishte shum here ne mire te ikte nga Interi , se eshte fuerje te qendrosh aty si rezerve i tjetrit. Nuk ka personalitet fare . Ai po te shkoj te klubi angkez do lozi cdo jave dhe do permiresohet shum fare . Ndersa aty tek Interi ai loz vetem kur ai turku esht i demtuar , ndryshe nuk e fusin fare . Nuk ka seder fare ky dreq