Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, i ftuar në emisionin “Kampionët”, zbuloi lojtarët më të cilët kuptohet më mirë në fushë.
Broja foli gjithashtu edhe për dy rastet që kishte për shënim ndaj Spanjës. Për rastin e parë, sulmuesi deklaroi se u çudit si e priti portieri i Spanjës, të cilin e quajti si kangur.
“Në fushë më mirë kuptohem me Mario Mitaj, jemi shumë mirë. Nuk flasim me gojë, por me sy. Me Gjimshitin po ashtu. Me Muçin, me Asllanin gjithashtu.
Te rasti i parë ndaj Spanjës, nuk e dija ku ndodhej portieri. Në Angli të tregon shoku i skuadrës, nëse kam kohë për ta kontrolluar, por aty nuk dëgjova asgjë dhe gjuajta direkt. Kur më pasoi Asllani, mendova se kishte dalë portieri, por kur gjuajtja dhe e pashë që ishte aty, s’kisha çfarë të bëja.
Te rasti i dytë nuk kisha shumë kohë, ishte instinkt, vetëm për t’i rënë topit. Raya e njoh nga Arsenali dhe u çudita si e priti atë rastin e parë. E kapi si kangur”, u shpreh Broja.
Broja ka thënë se është mërzitur pak kur ka mësuar formacionet për ndeshjet përballë Kroacisë dhe Spanjës. Broja vlerëson dy sulmuesit Dakun dhe Manajn e për këtë të fundit thotë se ka qenë më në formë se ai.
Armando Broja: Sezonin që kam kaluar tani ishte shumë i vështirë dhe kur më thërriti trajneri nuk dija nëse do të isha sulmuesi kryesor apo se çfarë do të ndodhte. Me thënë të drejtën, edhe dy sulmuesit e tjerë, Manaj dhe Daku kanë luajtur më shumë se unë dhe sidomos Manaj ka bërë shumë gola në Turqi dhe ka qenë më në formë se unë. Trajneri u desh të merrte një arsye për të luajtur dhe unë e respektoj atë që thotë trajneri. Dhashë maksimumin kur më thirri ai dhe më futi në lojë.
Golin e kemi bërë shumë shpejt dhe jemi çuditur të gjithë kundër Italisë se goli kishte për të ardhur shumë shpejt. Nuk e kemi bërë atë që duhej të bënim tamam dhe kishim vështirë të komunikonim me lojtarët, stadiumi ishte plot me shqiptarë dhe ishim pak, mbrojtja ishte mbrapa, sulmuesit para dhe ndoshta emocionet për ndeshjen e parë kanë qenë. Po të ktheja atë ndeshje pas, do kishte qenë ndryshe. Por tani ka kaluar.
Marina Vjollca: Ndërkohë, në ndeshjen e dytë sigurisht që ti prisje të luaje, çfarë mendove kur mësove formacionin?
Armando Broja: Si çdo lojtar ke për të qenë pak i mërzitur dhe unë isha pak i mërzitur. Unë respektoj gjithmonë vendimet e trajnerit dhe duhet me e përdor atë kur je i mërzitur që me të bërë me nerva në një mënyrë të mirë që me luajt me mirë dhe me i tregu trajnerit që dua të hyj dhe unë në fushë. E di, nuk më futi me Kroacinë, kemi luajtur një ndeshje shumë të mirë me Kroacinë si ekip. Kur e pashë ndeshjen mbrapa si mbaroi, kemi pasur shumë mundësi të fitojmë ndeshjen dhe kemi pasur shanse për të bërë gola më shumë se kemi bërë, por doli një rezultat i mirë sepse edhe Kroacia nuk janë një grup i lehtë. Kur doli rezultati 2 me 2 ishte bukur, por prapë donim më shumë se nëse do të kishim 3 pikë, ndeshja me Spanjën kishte qenë më ndryshe.
Në ndeshjen Shqipëri-Spanjë, Armando Broja hyri në fushë në minutën e 58-të, duke zëvendësuar Rei Manajn.
Broja zbulon raportet me Silvinjon dhe Rejën: Më bënte me nerva…
Broja tregoi raportet e tij, me trajnerin aktual, Silvinjo, por edhe me ish-trajnerin Edoardo Reja.
Në lidhje me Silvinjon, Broja deklaroi se ka një marrëdhënie shumë të mirë dhe gjatë kohës kur ishte i dëmtuar, kanë qenë gjithmonë në kontakt.
“Me trajnerin Silvinjo gjithmonë kemi qenë mirë. Edhe kur isha iu dëmtuar, erdhi në Angli dhe më foli bashkë me Zabaletën. Kemi pasur komunikim të mirë dhe kemi folu gjithë kohën. Trajneri ka bërë një punë shumë të mirë dhe e ka dërguar Shqipërinë në Europian. Ka bërë të gjithë grupin bashkë. Të gjithë çunat kemi qenë të bashkuar. Kur u futa te grupi, sepse unë shkova në nëntor, u dëmtova prapë. Lojtarët tamam i takova në mars. Ambienti ishte shumë i mirë. Lojtarët shumë të mirë, trajneri po ashtu. Ka bërë një gjë shumë të mirë.”
Broja i dha merita edhe trajnerit Reja, për të cilin deklaroi se i ka dhënë debutimin dhe e afroi në ekipin e parë të Shqipërisë. Gjithashtu ai theksoi, se Reja e ndihmonte edhe kur nuk e aktivizonte, pasi e bënte me nerva dhe donte të tregonte cilësitë.
“Raporti me Rejën? Unë si lojtar kamë pasur shumë trajnerë. Me Rejën, nuk mund të them ndonjë gjë të keqe, sepse më dha debutimin dhe më afroi në Kombëtare. Më ka aktivizuar në disa ndeshje. Kur nuk më fuste të luaja, më bënte më shumë me nerva, jo me të, por me veten, sepse doja të tregoja cilësitë e mia. Konflikt nuk ka pasur.
Ndaj Anglisë, kisha një problem me këmbën. Takova ekipin në Angli, bëra stërvitje dhe isha mirë, në fund Reja më la jashtë”, deklaroi Broja.
Mos futja e Brojes sidomos kunder Kroacise na kushtoi shume. Traineri Selvinjo natyrisht na coi ne Finalet e Euro 2024, por eshte ai shkaktari qe nuk u kualifikuam me tej. Mosaktivizimi i Brojes dhe vonesat per futjen e Hoxhes jane gabime elementare. Sinqerisht do me behej qejfi sikur te mos rinovonte. Nuk mbeti sulmues pa u futur me Kroacine, Manaj, Daku, Hoxha, Seferi vetem Brojen jo.
Lojtar i dështuar dhe na bën dhe “heroin” ik më dështak gjej ndonjë ekip amator që të luash të paktën 45’ se as për ekip amator nuk je. Na del edhe në studio për tu justifikuar , duke na thonë në Angli të njofton shoku ku o portjeri , shoku të thotë ma paso Mua topin se jom i lirë ashtu siç të tha Ajeti në rastin e parë se do të ishte e sigurtë goli dhe mbas golit nuk ishte cudi të vinte dhe goli i dyte se Spanjollët lëshuan teren dhe sot ekipi ynë do të ishte në 16 ekipet e kualifikuara, po , egoja Jote,individualitetit Yte për t’na treguar se je lojtar i”modh” bëri qe mos ta pasoje topin tek Ajeti por ta gjuaje vet , sepse je lojtar medioker dhe amator. Këtë që them me siguri do ta provojë e ardhmja duke treguar se në çdo ekip ku të shkosh do jesh lojtar zëvendësues në min. shtese të lojës Cuditëm me këta analistët e futbollit përse e mbrojnë kaq shumë këtë lojtar duke na u justifikuar se ky lojtar ka ardhur nga një dëmtim i rëndë , i rëndë ishte edhe dëmtimi i lojtarit të Manchester Cityt , De Bryne,më i rëndë se ai i Brojës, por Ai që në ndeshjen e parë mbas dëmtimit shkëlqeu më tepër.Mind të na thonë këta analiste pse Celsi nuk e grumbulloi Brojën i cili nuk ishte i dëmtuar për stërvitjen dhe ndeshjet pregatitore vjet në SHBA para fillimit të sezonit futbollistik. Prandaj mbylleni historinë me Brojën se sa do ta mbroni jom i sigurtë që Ai nuk ka më vënd në kombëtare sepse kaq është takati i tij dhe nuk shkon më lart se 5’ lojë në fushë edhe ose lshtë i ri në moshë. Dhe Ju komentuesa që mbroni Brojën vazhdoni ti fryni Bilbilit.
Tifozi nga Tirona S'ke gjeet Hale tjeter mee u ngop ne Mut ,jo ne kte te Futbollit sepse kktu te bene shurren E Vertet sapo te hapesh Gojen
Ky flet sikur luan me skuadren e te verberve… koqe kana nje cope injoranti..
Tek rasti i dyte nuk ke asnje faj. Tek rasti i pare ishte komplet faji jot. E kishe gjithe kohen e mjaftueshme ta mbaje topin. Fakti qe shoku i skuadres nuk te sinjalizoi e rendon akoma me shume fajin tend. Si lojtar profesionist duhet ti kishe vendosur menyrat e komunikimit me shoket. Pa diskutim qe trajneri zgjodhi perqasjen e duhur duke te angazhuar pjeserisht. Pikerisht ndeshja ku ti nuk ishe me pak fat edhe mund te ishte fituar
Ky eshte nje futbollist ordiner qe Fulhami e perdhunoi fare, jo vetem qe nuk e la ne stol por e coi edhe ne tribune te shikonte ndeshjet si spektator. Chelsea i afroi qe te gjitha mundesite por kur je nje futbollist deshtak kuptohet qe nuk do te kesh vend tek Chelsea. Tashti lind pyetja: Si mund te quhet nje lojtar i deshtuar ne klubet e medha titullar i kombetares? Kjo do te thote qe kombetarja ka lojtare edhe me te dobet se Broja qe renditet tek me te miret ose niveli i kombetares eshte shume i dobet. E ardhmja do ta tregoje qe Broja do te fshihet nga klubet me emer si dhe nga kombetarja. I uroj Brojes qe ti ndodhi me e mira te gjej ndonje ekip tek Championship pse liga e pare ketu ne Angli, ky eshte niveli i ketij lojtari.
Ca te mbaj pragu shtepis ta shkerdhefshin gomeret,u bere ti mut te vleresosh Brojen.
Nuk e kupton,akoma perse Reja te la jashte:Mund te ishe mire nga kembet,por kishje shume pordhe ne trute e tua,.gje qe do te minoje skuadren po te fuste ne loje.
elman abule ka foto me lali erin ne 2019en ne aeroport duke ikur me pushime
Ju lutemi Familjareve dhe Tifozve Kuq e Zi ,te Mos leexoni Komentet fyese vs Brojes e cdo Gjeje Pozitivee ne dres te Kombetres tone -- nga ca mutra halesh ,antishqiptare ,qe jetojne ne kte hale
I kakarec.Ban mire me fol ma pak ,dhe me u stervute ma shume!Per rreth dy vjet fatin e ke pasur kundershtare.
Broja ka talent. Po futboll si lojë kolektive kërkon shumë punë dhe përulësi. Ka një të përbashkët në trajtimin e tij nga Reja dhe Silvinjo, e fusnin si zëvendësues. Kjo nuk është e rastësishme.
Lojtar klasi, sulmues tipik ,triblon gjuan dhe shume i shpejte ,shqiperia s ka luksin te humbase nje sulmues si Broja