“Jemi të kënaqur me shortin”, Reja: Polonia e fortë, do garojmë me Çekinë

9 Tetor 2022, 13:51Sport TEMA

“Jemi të kënaqur me shortin”, Reja: Polonia e fortë,

Shorti i fazës eliminatore të Euro 2024 vuri Shqipërinë në grupin E. Kuqezinjtë do të kenë kundërshtarë Poloninë, Çekinë, Ishujt Faroe dhe Moldavinë.

Trajneri Edi Reja komentoi për SuperSport shortin dhe rivalët e Shqipërisë, ku ndër të tjera deklaroi:

“Janë skuadra që i njohim, janë skuadra të vështira, por mund të përballemi me ta. Kemi mundësi të mira me të gjitha këto skuadra nëse do të jemi në gjendje të mirë dhe nuk do të kemi mungesa si kohët e fundit. Polonia është e fortë, kjo dihet, por do të garojmë me Çekinë për vendin e dytë.

Duhet të jemi të kënaqur me këtë grup, pasi kemi evituar emra të mëdhenj. Edhe Çekinë e njohim, pasi jemi përballur me ta në miqësore vitin e kaluar. Por, ne do të hasim vështirësi nëse do të luajmë si vitin e kaluar. Duhet të shmangim gabimet e ndeshjeve të fundit.

Kontrata? Presidentin këtu e keni. Në fillim të përfundojë kontrata që kam, më pas do të ulemi të bisedojmë me presidentin.

Për momentin duhet të punojmë, të mbyllim kontratën që kemi dhe më pas do të flasim për të ardhmen”, deklaroi Reja.

4 Komente

  1. U
    Unfortunately

    Do garojme me Çekinë ? O Reja ti tenden e bere, nuk ke cfare ben me shume. Nuk jam dakord me ata qe te shajne, sepse disa gjera te mira i bere. Shqiperia duhet te garoje me Polonine per vendin e pare, kjo duhet te jet ambicja. Duhet trainer i ri ti jape nje fryme te re. Jo me italian. Na duhet nje i ri me ide te reja.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pa shprese

      Keto vendet lindore gjithmone na kane rrahur ne futboll.Me mire me Gjermanine ose Portugaline se sa ata.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Eni

        Bobooo prape ky...e ky Duka po me mbushet mendja qe se can fare üer Resultaten por vetem per te ardhurat....do jete merzitur qe nuk I ra Gjermani apo Itali...

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mos te fluturojme me pras

          Kaq jane mundesite ,meqe Reja iu eshte bere fiksim hiqeni po nje trainer i ri s’ka cte beje me shume .eshte ceshtje takati e vuxhuti .vertrt kemi lojtare e serie A etj por at me nje a dy perjashtime luajne ne nivelet e uleta te cilat ndonese me te larta se ato te Shqiperise prape nuk te cojne ne europian se te tjeret i kane me lart .kjo nuk do te thote se duhette dekurajohemi e te mos luftojme por duhen mamaxhuar pritshmerite .

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje