“Jemi të uritur për rezultate të mira” - Maran: Lojtarët me më pak minuta nuk e ndihmojnë ekipin

28 Maj 2026, 11:25Sport TEMA
“Jemi të uritur për rezultate të mira” - Maran:

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, u ndal te zgjedhjet e tij për miqësoret me Izraelin dhe Luksemburgun.

Tekniku italian u shpreh se minutat që lojtarët do të kenë me ekipet e tyre do të ndikojnë në zgjedhjet e tij.

“Ne jemi gjithmonë të uritur dhe krenar për të arritur rezultate të mira. Por siç e thashë, nuk kisha shumë kohë. Nuk ka presione, vetëm dëshirë për të fituar dhe për të pasur rezultate të mirë. Nuk duhet të eksperimentojmë. Këto janë kushtet për të bërë mirë me skuadrën. Lojtarët vijnë të ngarkuar nga ndeshjet që kanë bërë. Por me aq sa kam parë, ka një sakrificë të madhe nga lojtarët.

Pasi të mbarojnë këto dy ndeshje, do të kem hapësirë që të ndjek Kombëtaren U-21. Do të kem fatin që t’i shoh në ndeshjen me Italinë. Kjo është një gjë e mirë, për të parë ekipet e tjera të Kombëtares.

Nuk do të ketë një rregull të tillë. Çdo rast është individual. Duhet parë ajo që i shërben më mirë Kombëtares. Sigurisht që forma ka rëndësi, por ka një diferencë mes lojtarëve që luajnë në ekipet më të forta se në ekipet e ligave të treta. Duhet të jem objektiv në zgjedhjet që do të bëjmë. Lojtarët që kanë më pak minuta në këmbë nuk e ndihmojnë ekipin”, tha Maran.

 

6 Komente

  1. T
    Torino

    Shiko se mos ta prishin mendjen rruges.Se mire e ke ti-po aty ke vetem shkopinj ne rrota dhe miku i filanit!Te shohim te shohim!

    Përgjigjjuni
    1. G
      Genti

      Po Hysaj pse e thire? Ai nuk ka lojtur qe kur e futi Sylvinjo me komberaren

      Përgjigjjuni
      1. G
        Genti

        Po Hysaj pse e thire? Ai nuk ka lojtur qe kur e futi Sylvinjo me komberaren

        Përgjigjjuni
        1. j
          jevgu

          Hiq Duken nga formacioni qe te krijohet nje skuader e rregullt !!!!

          Përgjigjjuni
          1. L
            Luli

            Me DUKEN kryetar federate….asnjehere nuk behet KOMBETARJA !!!???

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tifozi plak

              Ekipi duhet rinovuar se nje pjese jane jashte forme apo ne moshe te madhe .Sipas Dukes ky i riu ka page me te madhe se Silvinjo prandaj nuk e di pse ia futen Silvinjos se ai kishte pothuaj 4 vjet e njihte lojtaret mire nashi ky tjetri duhet t'ia filloje nga e para ?!!.Suksesi sipas rradakes time plake e te vobekte do na vije kur te keimi disa lojtare qe luajne bashke ne klub gjithe kohen , si ka Kosova ato lojtaret e bundesliges qe luajne 30-40 ndeshje ne vit bashke e sterviten bashke gjithe kohes .nashi me thoni muve se me lojtare qe s'kane shume minuta e benen tok dy dite para ndeshjes me nga nje ore stervitje ne dite cfare mundet te beje traineri ?

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje