“Ka gjithmonë diçka që nuk shkon këtu në Shqipëri”, Reja: Duhet të ndryshojmë mentalitetin, nuk mund të bëjnë dhu

26 Mars 2022, 22:43Sport TEMA

“Ka gjithmonë diçka që nuk shkon këtu në

Ka përfunduar me rezultatin 2-1 miqësorja e luksit mes Shqipërisë dhe Spanjës. Në Barcelonë ka vend për festën spanjolle, teksa një supergol i Dani Olmos në minutën e 90 vendosi fatin e takimit. Një paraqitje tejet pozitive e kuqezinjve, të cilët përballuan me sukses një nga Kombëtaret më të mira të globit. Iberikët dominuan në lojë dhe rrezikuan disa herë portën e Berishës përgjatë pjesës së parë, ndërsa nuk mungoi as kërcënimi nga Shqipëria, ku vetëm centimetrat ndanë Cikalleshin nga goli.

Pjesa e dytë paraqiti një tablo tjetër, me të dyja ekipet që gjejnë rrugën e rrjetës. Pas 75 minutave rezistencë mbrojtja e Shqipërisë dorëzohet dhe Ferran Torres shkund rrjetën e Berishës. Por festa shuhet vetëm 10 minuta më pas. Fati i buzëqesh Myrto Uzunit, i cili pas një devijimi të topit e dërgon atë pas shpinës së portierit. Britmat e beratasit pushtuan qiellin e Barcelonës, duke u çliruar më në fund nga mungesa e gjatë e golit te Kombëtarja. Megjithatë, kur të gjithë tifozët shqiptarë prisnin të largoheshin me një barazim nga Spanja, Dani Olmo vjen me një goditje perfekte që përfundon në trekëndësh. Pas përfundimit të ndeshjes protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për “Supersport“.

Reja: “Me pak përqendrim do të shkonim në shtëpi me një rezultat pozitiv. Na mbetet ai zgjënjimi i madh në minutë të fundit. Kanë shpenzuar shumë energji, pastaj bëmë atë gabim në rastin e golit. Nuk duhet ti bëjmë këto gabime. Nuk bëjmë dot atë hapin cilësor. Kemi gabuar me Poloninë dhe kështu edhe në ndeshjet e tjera. Për të bërë që të rriten rezultatet duhet të ndryshojmë mentalitetin. Nuk duhet të bëjmë më dhurata, sepse sot ia dhuruam. Spanja është shumë e aftë teknikisht. Paraqitjen tonë e bëmë, por na mungojnë ato detajet për të bërë hapin e madh. Kemi bërë mirë. Më vjen keq për djemtë. Sigurisht që ekipit do i jap një notë mjatueshëm. Gjatë kohës që kam qenë këtu në Shqipëri ka gjithmonë diçka që nuk shkon. Nuk ishim shumë të aftë te zotërimi i topit, sepse ata janë shumë agresivë. Nuk duhet të jemi të përqendruar vetëm për 90 minuta, por për 100 minuta. Nuk mund të humbasim për një minutë në fund“.

Luis Enrike: “Ishte ashtu siç e kishim menduar. Një ndeshje e vështirë. Kemi parë ndeshjet e mëparshme të Shqipërisë, ato gjatë eliminatorëve si ajo kundër Anglisë. Keni një lojtar të mirë si Broja përpara. Nuk ishte aspak e thjeshtë, sepse vuajtëm disa herë në këtë përballje kundër Shqipërisë, sidomos për të arritur te goli“.

Uzuni: “Në aspektin personal ndihem shumë i lumtur për golin, sepse të gjithë e dinë që unë punoj fort. Nuk jemi të kënaqur me humbjen sepse erdhi në minutën e fundit. Gjithmonë kam besim te vetja ime. Ekipi ka bërë një ndeshje shumë të mirë sot, ishim vendosur shumë mirë në fushën e lojës. Por luanim kundër Spanjës që të imponon të luash gjithmonë në fazën difensive. Ndihem me shumë besim te vetja pasi kam bërë një transferim te Granada. Por është një pjesë që i takon trajnerit dhe e di ai kë do të vendosë apo jo. Jam kritikuar shumë për rastet e humbura me Hungarinë dhe Anglinë në Shqipëri. Kam marrë shumë mesazhe dhe jam ndjerë keq. Ishte një çlirim goli“.

Bare: “E dimë shumë mirë që ata kanë një ekip shumë të mirë. Bëmë ndeshje të madhe, pavarësisht se u mbrojtëm shumë. Ishim kompaktë. Ekipi bëri një ndeshje të mirë, morëm dicka pozitive nga kjo ndeshje pavarësisht rezultatit. Ne treguam në fushë. Do mundohemi dhe stërvitemi pak më shumë që të qarkullojmë topin. Por nuk është e lehtë se ata e qarkullonin shumë topin. Ata kanë edhe talente individualë, sic e patë dhe vetë ishin gola individual.

7 Komente

  1. A
    Arber iliri

    Krenar për kombëtaren shqiptare.Çuna ju lumtë treguat një shpirt gare të paparë,profesionalizëm e talent të klasit të lartë.Jemi shumë krenarë me ju.

    Përgjigjjuni
    1. T
      TURIEMIGR

      MINUTAT E FUNDIT KANE QENE DHE MBETET KATASTROFIKE NE EKIPIN TONE SHQIPTARE, SE PASHE NDESHJEN ,POR NGA REZUTATATI I UROJ DJEMTE !

      Përgjigjjuni
      1. l
        luani

        luajten mire gjynah qe humbem

        Përgjigjjuni
        1. J
          Jo keq

          Ka te drejte Reja. Ajo mungesa e vogel eshte e rendesishme, mungese cilesie qe nuk arrihet lehte. Golin e Olmo, psh, nuk e bente dot askush nga tanet. Sidoqofte nje ndeshje mire.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Denisi

            Historikisht,edhe ne kohen e monizmit,ekipi gjithmone pesone gol ne pese minutat e fundit . Kjo eshte e vetmja gje qe nuk ka ndryshuar ne ekipin tone kombetar te futbollit.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Skenderbegasi

              Ndoshta eshte nje nga ndeshjet e pakta qe kombetaret e luajten si te barabarte. Por pertej kesaj po gjykoj se ku gabojme: Tek goli I pare Kejdi Bare gaboj jo me shume tek pasimi, se sa tek vendosja pothuajse ne nje vije me mbrojtesat ku muri I kundershtarit me dy takime e nxori Torresin perballe portierit. Nuk mund ta kuptoj pozicjonin e djeshem te Bares si mesfushor. Ndoshta I lodhur shume! Ai nuk ka as edhe nje karakteristik mbrojtesi zone dhe ne rastin konkrete duhet te ishte disa metra perpara per mos tu hequr vigjelencen mbrojtesve te qendres Per te mos folur per karakteristikat e tij si futbolliste, si reagimi, shpejtesia permasat trupore, saktesia e pasimit. Goli dyte gabimi I portjerit. Pse? Vendosja shume perpara portes dhe pothuajse ne qender si dhe nje nga mbrojtesat e qendres djathtas ne mos gaboj kumbulla I la shume hapsire drite ndaj portes. Dhe nje gje qe duhet ta dine mire mbrojtesit eshte shikimi, se ku ndodhet porta e portieri edhe pse mbrapshe ne momentin e kundershtarit prane zones tone. Mesi edhe pse sulmues me I mire ne bote e ka shikimin periferik dhe ate te afert me levizjen e kokes te perkryer. Per Brojen jam shprehur me perpara si nje futbolliste I arte. Spanja die luante shume e hapur ne mbrojte dhe Broja me nje mesfushor ne nisjen e sakte te topave nuk duhet te dilte pa gol nga ndeshja. Ne disa raste lojtaret tane e presin topin ne vend qe e cila nuk u jep avatazhin e kthimit menjehere me fytyre nga kundershtari por I ve ata ne pozicion inferior.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Piro

                Tanet lujten mire. kemi ekip te mire. Lujtem kunder Spanjes plot talente qe pretendon boterorin. Goli dyte ishte nga ato qe s'ke ci bene. Nje pasim i jashtezakonshem i Pedrit te Alba dhe gjujtja e Olmos nje mrekulli tjeter.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje