Kandidat për stolin e Partizanit, ish-trajneri i Dinamos së Zagrebit përfundon në radarin e të kuqve

28 Korrik 2025, 16:00Sport TEMA
Kandidat për stolin e Partizanit, ish-trajneri i Dinamos së Zagrebit

Kërkimi për trajnerin e ri është bërë prioritet absolut në klubin e Partizanit. Pas largimit të Skënder Gegës, të kuqtë po vlerësojnë disa profile nga jashtë Shqipërisë.

“Panorama Sport” zbulon se një nga emrat e përmendur së fundmi në tavolinën e drejtuesve është ai i kroatit Mario Cvitanoviç. 50- vjeçari është aktualisht i lirë dhe për herë të fundit ka drejtuar Lokomotivën e Zagrebit.

Emri i tij është futur në listën e ngushtë të kandidatëve, ku më parë janë përmendur edhe Mladen Milinkoviç me Françesko Morieron. Në këtë kuadër, klubi i kuq po analizon me kujdes secilin kandidat, përpara se të marrë një vendim përfundimtar që pritet brenda javës.

 

Lini një Përgjigje