Tekniku i Cesenës optimist për Cristian Shpendin: Shkon në nivele të larta, lëreni të qetë

28 Korrik 2025, 11:30Sport TEMA
Tekniku i Cesenës optimist për Cristian Shpendin: Shkon në nivele

Mikele Minjani, trajneri i Cesenës në Serie B, ka besim absolut te vlerat e Cristian Shpendit. Pavarësisht ulje-ngritjeve, Minjani shpreson se sulmuesi kuqezi do ketë sezon pozitiv.

“Kristian është një djalosh i ri i cili vjen nga një rrugëtim prej një viti e gjysmë të pabesueshëm, gjatë të cilit ka tërhequr mbi vete të gjithë vëmendjen. Pastaj kishte një moment vështirësie psikologjike.

Të punosh me Kristian është e thjeshtë, mjafton ta lësh të qetë dhe ai rikarikohet vetë. Në këtë moment e shoh saktësisht siç ishte në fillimin e sezonit të kaluar”, theksoi trajneri i Çesenës.

Lini një Përgjigje