Në “radarët” e Kombëtares shqiptare, portieri Diant Ramaj firmos me “kuqeblutë”

26 Korrik 2025, 15:04Sport TEMA
Në “radarët” e Kombëtares shqiptare, portieri Diant

Diant Ramaj do të largohet përsëri nga Borussia Dortmund, në një tjetër huazim. Pasi mbylli huazimin e tij në Danimarkë me Copenhagen, tashmë portieri shqiptar është gati për një aventurë të re.

Dortmund dhe Heidenheim kanë arritur marrëveshjen, për huazimin e shqiptarit. Ramaj do të bashkohet me “kuqeblutë” të cilët po ashtu militojnë në Bundesligë, në një huazim me të drejtë blerje në fund të sezonit.


Kujtojmë se 23-vjeçari është gjithashtu në “radarët” e Kombëtares shqiptare. Ai shihet si e ardhmja e portës kuqezi, edhe pse ende nuk ndonjë akord apo marrëveshje për të veshur fanellën e Shqipërisë.

Lini një Përgjigje