
Ibrahima Konate është një nga qendërmbrojtësit më të mirë të momentit. Francezi ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Liverpool-in dhe deri tani ka refuzuar çdo propozim të drejutesve të klubit të kuq për të rinovuar.
Prej kohësh, Konate është përfolur për një transferim falas verën e ardhshme te Real Madrid, por Xabi Alonso e ka kërkuar që këtë verë. “CaughtOffside” raporton se përveç Real Madridit, në garë për francezin janë futur seriozisht edhe Barcelona me Bayern Munich.
Duke parë interesin e shtuar të klubeve të mëdha ndaj mbrojtësit të tyre dhe dëshirës së tij për të mos rinovuar, Liverpool është i gatshëm ta lërë të lirë që këtë verë për një shifër rreth 40 milionë euro, sipas raportimit në fjalë.
Pavarësisht interesimit të Barcelonës dhe Bayern Munich, dëshira parësore e Ibrahima Konate është të veshë fanellën e Real Madridit, ndaj transferimi në Madrid është parësor për të.
Ne "enciklopedine Franceze" nuk rezulton qe emri Ibrahima dhe aq me teper mbiemri Konate si familje te kene rrenjet ne France, shkoni ne Afrike dhe e sqaroni se nga cili shtet vjen kjo rrace.
Po per Globalizmin ke degjuar gje ?? Apo je dru me pre ?? Eshte francez aq sa jane shqiptare kosovaret ….asgje me pak e asgje me shum …..eshte francez aq sa jene australianet britanik e keshtu me radhe ….ska nevoj te hapesh enciklopedine ….edhe sikur nga Afrika te jete …jane kolonite e tyre jane shtetas francez …mund ta kuptosh ?? Shkojne ne France dhe su kerkohet absolutisht asnje dokument ….seshte nevoja te shpalosesh ritoriken ksenofobe o dylber lulishtesh ….