Kërkon ndërprerjen e kontratës, Ozil largohet nga futbolli i luajtur

3 Shkurt 2023, 16:56Sport TEMA

Kërkon ndërprerjen e kontratës, Ozil largohet nga futbolli i


Mesfushori i njohur, Mesut Ozil ka vendosur të tërhiqet nga futbolli i luajtur. Sipas asaj që raportojnë mediat turke, lojtari e ka marrë vendimin dhe këtë ia ka bërë të ditur edhe klubit të Basaksehir.

Madje thuhet se 34-vjeçari ka kërkuar ndërprerjen e kontratës, e cila e mbante të lidhur me klubin turk deri në qershor të këtij viti.

Duke parë dëmtimet e shumta, turko-gjermani ka vendosur ta mbyllë me futbollin e luajtur.

Ozil ka pasur një karrierë të suksesshme, ku ka luajtur me skuadra si Real Madrid, Arsena, Werder Bremen, Schalke 0-4 apo edhe Fenerbahce.

Kulmin Ozil e kishte në vitin 2014, kur fitoi Botërorin me Gjermaninë, ku ishte edhe protagonist në atë kampionat.

Lini një Përgjigje