Theu çdo rekord në Instagram, Messi tregon kush ia bëri foton e famshme në shtrat me Kupën e Botës

3 Shkurt 2023, 12:23Sport TEMA

Theu çdo rekord në Instagram, Messi tregon kush ia bëri foton e

Lionel Messi është rikthyer të flasë për triumfin e tij në Kupën e Botës së Katarit. E ka bërë këtë në një intervistë për “Olè”. Ylli argjentinas ndau emocionet e tij për fitoren në finale kundër Francës, nga sfida në fushë e deri te festimet.

Kapiteni i Albiceleste zbuloi gjithashtu anekdota të shumta për natën e 18 dhjetorit 2022, kur Argjentina e ngriti Kupën e Botës në qiell. Mes këtyre, Messi zbuloi autorin e fotos së tij të famshme në shtrat me ftrofeun e shumëlakmuar:

“Kemi mbërritur në hotel në agim, kemi fjetur shumë pak. Mendoj se kam fjetur më së shumti një ose dy orë. Ishte ora 6 e mëngjesit dhe tashmë kisha ndezur televizorin në dhomën time. Pastaj troket Rodrigo (De Paul) dhe Ota (Otamendi), që ishin në dhomën ngjitur.

Kishin dëgjuar që isha ngritur, nuk e di pse, por kupa kishte mbetur në dhomën time atë natë, ma kishin lënë. De Paul hyri, e pa dhe më tha menjëherë: Ej, do të të bëj një foto me të në krevat. De Paul është shumë i zoti në realizimin e këtyre fotove.

Po kështu, ai është shumë i rëndësishëm në grup, sepse i bën momentet e vështira pak më të relaksuara dhe është mirë që ndodhin këto gjëra. Edhe pse duket gjithmonë se po qesh, është i pari që jep gjithçka sa herë që ka punë për të bërë”.

Lini një Përgjigje