Kombëtarja kryen seancën e parë stërvitore, Sylvinho dhe Zabaleta luajnë me skuadrën

20 Mars 2023, 18:02Sport TEMA

Kombëtarja kryen seancën e parë stërvitore, Sylvinho dhe

Trajneri Sylvinho dhe ndihmësi i tij Zabaleta bashkë me Hamdi Salihin kanë nisur punën në ditën e parë me Kombetaren Shqiptare që ka nisur të grumbullohet për sfidën e 27 marsit në Varshavë.

Pas rreth dy dekadave, skuadra kuqezi u rikthye të stërvitet në kryeqytet ndërsa në kompleksin e sapo përfunduar pranë ambjenteve të FSHF-së, ishte i pranishëm edhe presidenti Armand Duka, i shoqëruar nga zëvendësi Lutfi Nuri.

I gjithe grupi ishte ne dispozicion te trajneri Sylvinho per tu pergatitur per duelin ndaj polakeve.

Elseid Hysaj, Marash Kumbulla, Ivan Balliu dhe Enea Mihaj ishin lojtarët e fundit që iu bashkuan grumbullimit.
Ky i fundit zëvendëson  në prapavijë Ardian Ismajlin e dëmtuar.

Lini një Përgjigje