Kombëtarja shqiptare ngjitet pesë pozicione në renditjen e re të FIFA-s

17 Tetor 2025, 15:27Sport TEMA

Kombëtarja shqiptare ngjitet pesë pozicione në renditjen e re

Kombëtarja shqiptare është ngjitur me pesë pozicione në renditjen e re të FIFA-s, e publikuar sot.

Pas sukseseve të muajit tetor ndaj Serbisë në Leskovac dhe Jordanisë në “Air Albania”, Shqipëria tani ndodhet në vendin e 61-të në botë.

Kuqezinjtë do të rikthehen në fushë në muajin nëntor për dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Kupën e Botës 2026, ndaj Andorrës dhe Anglisë.

Shqipëria ndodhet aktualisht në vendin e dytë në Grupin K, pozicion që e çon në play-off-in e Botërorit 2026.

Kombëtarja shqiptare ngjitet pesë pozicione në renditjen e re

Lini një Përgjigje