Kombëtarja vijon përgatitjet në ditën e katërt të grumbullimit për sfidën e parë të kualifikuesve ndaj Polonisë

23 Mars 2023, 13:15Sport TEMA

Kombëtarja vijon përgatitjet në ditën e katërt të

Kombëtarja shqiptare ka vijuar përgatitjet për sfidën e parë të kualifikuesve të Europianit 2024 ndaj Polonisë, që luhet më 27 mars në Varshavë. 

Grupi kuqezi ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore në ditën e katërt të grumbullimit, me përgatitjet që po bëhen në ambientet e Shtëpisë së Futbollit.

Skuadra sot ka qenë e ndarë në dy pjesë, duke alternuar punën në palestër me stërvitjen në fushë, duke qenë se edhe sot në program janë dy seanca stërvitore. 

Trajneri Silvinjo dhe stafi i tij teknik kanë punuar gjithë kohës me situata të ndryshme loje dhe me përgatitje taktike.

I gjithë grupi është shfaqur në formë të mirë dhe nuk ka probleme fizike për asnjë prej 23 të grumbulluarve.

Atmosfera është shumë pozitive dhe ka optimizëm për startin pozitiv të kualifikueseve të Europianit. 

Kombëtarja do të vijojë përgatitjet në Shqipëri deri të dielën, për të udhëtuar më pas drejt Varshavës, aty ku të hënën në mbrëmje do të luhet sfida e parë.

Lini një Përgjigje