
Cilësohej “Messi i ri”, por Bojan Krkic gati të varë këpucët në gozhdë. Futbollisti 32-vjeçar ka njoftuar një konferencë për shtyp paraditen e të enjtes, ku pritet të komunikojë zyrtarisht vendimin për ta mbyllur me futbollin e luajtur.
I rritur te akademia e Barcelonës, Krkiç krahasohej me Lionel Messin, por karriera e tij nuk u ngjit asnjëherë në nivelin e pritshmërive.
Pas dështimit për t’u shndërruar në titullar te Barcelona, sulmuesi kaloi në huazim në disa skuadra, si Milan, Roma, Stoke City, etj, por pa ia dalë të tregojë cilësitë e tij.
Aktualisht Krkic është pjesë e Vitsel Kobe në Japoni, por ka vendosur që të varë këpucët në gozhdë dhe të mos kërkojë për skuadër tjetër.
Një karrierë mbyllur shumë shpejt për një futbollist ndaj të cilit pritshmëritë ishin që të arrinte nivelet e Lionel Messit, 7 herë fitues i Topit të Artë.
Keto mediat qenkan kazan edhe ne Europe, po si mund te quhet Mesi i Ri nje futbollist qe eshte 32 vjec, kur Mesi origjinar eshte 35 vjec.
Shoku ne kete rast nxitohesh pak.Sigurisht qe eshte e egzagjeruar por ky krahasim eshte perfolur qe atehere kur ky doli si futbollist biles 1 a 2 vjet kane luajtur edhe te dy bashke.Ky ka pasur dhe nje rekord me duket te lojtarit me te ri qe ka shenuar per Barcen nuk jam i sigurte per kete biles jane kushurinj te katert.Asnjehere nuk u ngrit per cfare u fol dhe u krahasua keshtu qe dhe mbyllja me futbolin flet vete.