
Ish-kapiteni i Bayern Munichut dhe Kombetares gjermane, Philip Lahm ka dhënë opinionin e tij sa i përket situatës së PSG-së. Klubi francez pavarësisht shpenzimeve të shumta nuk po arrin dot të konfirmojë veten në Europë dhe për këtë çështje, Lahm ka një opinion ku nuk i fsheh aspak kritikat e tij.
“Klubi ka një problem thelbësor. Skuadra është një kolektiv i paplotësuar totalisht. Kjo skuadër që është përbërë me çmime shumë të shtrenjta, ngjan si një dyqan i madh luksoz, ku ekspozohen produkte të çmuara që admirohen nga të gjithë, por që askush nuk mund t’i përballojë. Tërheq vëmendjen e të gjithëve, por funksionon vetëm ekonomikisht. Për mua mbetet një eksperiment i paplotësuar.”
Në këtë situatë, Lahm jep edhe një shembull ku nuk nguron të përmendë emra të caktuar. “Marco Verratti është shembulli perfekt. Po, ai është një lojtar i mirë, i sigurt me topin dhe i saktë në lojë. Një nga lojtarët më të mirë të Kombëtares italiane, por me fanellën e PSG-së nuk ka arritur dot që t’i japë ekuilibër skuadrës. Në sfidën e kthimit në Mynih, ka humbur një top që ka shkaktuar më pas golin e pësuar.
Rasti i Kylian Mbappé është një histori më vete. Ai padyshim ka cilësitë e një lojtari të klasit botëror dhe dominon në Ligue 1. Por talenti i tij nuk është i integruar me pjesën tjetër të skuadrës. Nuk mund ta imagjinoj se si karriera e Mbappesë mund të marrë një dimension tjetër në Paris”, përfundoi Lahm.
Lini një Përgjigje