Policia arreston presidentin e FFK-së Agim Ademin

21 Mars 2023, 18:29Sport TEMA

Policia arreston presidentin e FFK-së Agim Ademin

“Televizioni T7” bën me dije se Policia e Kosovës ka arrestuar kreun e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili po merret në pyetje prej katër orësh në stacionin policor në lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë.

Në dy-tri vitet e fundit ka pasur raportime në media se Federata e Futbollit e Kosovës ka qenë duke u hetuar nga prokuroria, policia e krimeve ekonomike dhe inteligjenca doganore për keqpërdorimin e fondeve dhe shmangie tatimore.

Ky arrestim vjen katër ditë para ndeshjes së Kombëtares së Kosovës ndaj Israelit në kuadër të kualifikueseve për “Euro 2024”.

Gati një vit më parë Ademi ishte arrestuar nga Policia e Kosovës me dyshimin për sulm fizik ndaj një punëtori të FFK-së

1 Komente

  1. a
    amerikani

    Agim Ademi është hajni më i madh në federaten e futbollit te Kosoves qe nga paslufta Ky hajn faqezi do te duhej burgosur qysh më kohë Por neper lokalet e Prushtines deklarohet haptas se shteti nuk ka mundësi te më burgosi se kreret e shtetit i kam korruotu më leket e federates

    Lini një Përgjigje