De Biasi: Shqipëria kualifikohet në Europian, e para në grup

21 Mars 2023, 11:31Sport TEMA

De Biasi: Shqipëria kualifikohet në Europian, e para në grup


Kombëtarja e Shqipërisë ka një rrugë të re, një tjetër qëllim të madh dhe një ëndërr tjetër të bukur për t’a përsëritur.

Faza kualifikuese për ‘Euro 2024’ po fillon dhe kuqezinjtë po kryejnë përgatitjet e fundit para ndeshjes hapëse ndaj Polonisë.

Një trajner i ri, një skuadër e mbushur me motiv, forcë dhe talent, kërkon që me ndihmën e tifozëve të ‘zjarrtë’ në tribuna, të përsëris suksesin e ‘Francë 2016’.

Udhëheqësi i kombëtares në suksesin e vitit 2016, trajneri Gianni De Biasi është prononcuar ekskluzivisht për ‘GazetaBlic Sport’ para këtij misioni të madh të Kombëtares ‘Kuq e Zi’.

Trajneri italian është i bindur që Shqipëria ka aftësinë dhe kualitetin që të kualifikohet në ‘Euro 2024’, madje beson se kuqezinjtë mund të përfundojnë edhe në vendin e parë.

Dukës i kam thënë tashmë se Shqipëria mund të përfundojë e para në këtë grup. Është një skuadër e fortë që ka lojtarë që luajnë në ekipe të nivelit të lartë. Të gjithë e dimë se nuk do të jetë e lehtë, por e përsëris, Shqipëria ka shumë mundësi të mëdha për t’u kualifikuar përsëri në Kampionatin Evropian”, tha De Biasi.

6 Komente

  1. R
    Rrofsh De Biasi ...

    Fjala jote ne vesh te Perendise . Motivime te tilla i bejne shume mire nji Ekipi ne fillim te Europianit dhe De Biasi e ben kte per te na sjelle Fate ne Europian . Grazia Gianni , sei nel nostro Cuore .Nin dimenticare mai . Sei Unico ...

    1. I
      Iliri

      Me siguri ka shtir fall ose ka pare ender.Nese traineri i ri nuk do lejoje Duken qe te fusi ne formacion Balaj,Abrashin apo Veselin me shoke mundet te arrijme vendin e 3 nese do zbatoje porosite e Dukes per formacionin me poshte se vendi i 3 do dali

      1. D
        Deni

        Filloi ky te talle trapin. Edhe kete here Kombetarja Shqiptare e futbollit do te deshtoje totalisht. Ne nje vend ku nuk ka asgje,nuk ka as sport!

        1. O
          Olsi

          Do dalim te tretet vetem per fatin se jemi pak me te dorte se moldavia dhe ishujt faroe , kaq mos i bini gjat e gjere me llafe,

          1. A
            Asd

            De Biasi me "krosime te largeta", nuk heq dore nga synimet per kombetaren shqiptare.

            1. T
              Tifozi plak

              Cekia dhe Polonia nuk hane bar o bablok n.ne po shkojme pa mbrojtje ,me dy portiere pa minuta fare ,3 mbrojtes te demtuar,nje mbrojtes qe ben gafa me Romen ,veselin qe zoti e di se pse e therrasin .trainerin qe e ka sefte me ekipin .me nje fjale si pidhi ne dasem por si gjithmone fajin e ka traineri .

              Lini një Përgjigje