Surprizon Broja, sulmuesi i Kombëtares rikthehet në stërvitje me Çelsin dhe prek topin pas 3 muajsh

21 Mars 2023, 10:46Sport TEMA

Surprizon Broja, sulmuesi i Kombëtares rikthehet në stërvitje me


Një lajm i mirë vjen nga klubi i Çelsit. Armando Broja është rikthyer në stërvitje.

Sulmuesi ka nisur me stërvitje intensive në palestër dhe në disa ushtrime i ka realizuar edhe me top.

Gjithçka bëhet e ditur në faqen zyrtare të Çelsit në “Instagram”, ku nëpërmjet një videoje të shkurtër shihet edhe rikuperimi i shpejtë që po bën sulmuesi i Kombëtares.

Për fat të keq ai nuk do të jetë nën urdhrat e trajnerit Silvinjo për ndeshjen me Poloninë, teksa shpresohet që 21-vjeçari të rikthehet në dy ndeshjet e qershorit, që mesa duket, me këto ritme, të cilat sulmuesi po punon, nuk do të jetë problem. Broja është jashtë që prej muajit dhjetor dhe koha e rikuperimit u caktua në gjashtë muaj

4 Komente

  1. "
    "BOHOTINA"

    Na duhet sa me pare ky talent i madh. Mundi dy here vetem Hungarine, qe nuk e kish bere kurre kombetarja jone, madje kunder hungarezeve kemi dhe humbjen me te thelle 12 me 0...

    1. G
      Gaxetar te hengert dheri

      Surprize spektakolate. Nje futbollist paska prek topin. E cuditeshme…

      1. R
        Raimond vlonjati

        Te hengert ty dheri pis njeri.tjetri kthehet nga demtimi ne vend te thuani nje fjele te mire vetem vrere villni.

        1. V
          Vlonjat pe verteti

          Ik ore, bajge.

      Lini një Përgjigje