Provokimi dhe tallja me vlonjatët: Ne na ndan një det i tërë karakteri dhe nderi me këta

21 Mars 2023, 11:45Sport TEMA

Provokimi dhe tallja me vlonjatët: Ne na ndan një det i tërë

Nga Ilir Metaj

Dje, ndoqa në stadium humbjen e Flamurtarit ndaj Dinamos.

Prisja shumë më tepër nga ekipi në fushë.

Mendimi im modest:

Flamurtari dje nuk e meritonte fitoren, për shkak të qasjes së gabuar të trajnerit (gaboi formacionin në formë dhe në përmbajtje dhe shfaqi një ekip “pa gjak”), por edhe vetë lojtarët,që shpërdoruan papërgjegjshmërisht një ndeshje tjetër.

Por thënë këtë, nga çfarë u dha në fushë, sigurisht që Flamurtari nuk e meritonte humbjen.

Patjetër, në futboll ndodh shpesh  të humbasësh edhe kur nuk e meriton, ama kjo ndodh se të ndëshkon kundërshtari ose fati. Pranohet. Ky është futbolli.

Por nuk mund të pranohet të humbasësh, sepse të ndëshkon arbitri!

Kjo ndodhi dje.

Flamurtari humbi sepse arbitri Cjapi, bëri ç’kishte në dorë që kjo të ndodhte.

Më ka ndodhur shumë rrallë të shoh një arbitër aq matrapaz e provokativ sa Cjapi.

Ndalesa loje të paqena, shprehje fytyre dhe gjestikulacioni provokativ ndaj tifozëve, lejimi i pjesëtarëve të pankinës dinamovite të provokonin tifozët vazhdimisht, abuzim me kohen për rekuperim pas ndalesave,moslejim as i ekzekutimit të kornes së fundit për Flamurtarin duke fërshëllyer mbarimin e ndeshjes.

Por më kryesorja, dhënia e një penalltie absolutisht të paqenë e qartësisht të dukshme.

Si guxon ky Cjap të “qëllojë me këmbë e të derdhë kovën” e mbushur me investimin dhe djersën e Sinan Idrizit, që me gjithë fitoret e dështimet e tij sportive, po luan ndershmërisht jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe atë financiar, si i vetmi president që nuk merr asnjë financim nga taksapaguesit vlonjatë, ndërkohë që gjithë presidentët e tjerë vazhdojnë “të avullojnë” fonde nga bashkitë respektive?!

Si guxon ky Cjap apo kryecjepërit e tjerë pas tij, të provokojnë e tallen me pasionin sportiv të vlonjatëve, që futbollin e kanë patur motivim zemre brez pas brezi?!

Kjo Federatë, nuk e meriton as Flamurtarin, as vlonjatët.

Nuk kemi asgjë të përbashkët.

Na ndan një det i tërë karakteri dhe nderi!

10 Komente

  1. T
    Tifozi elbasanas

    Duka mafia e futbollit. Vlores gjithmon i ka ren ne qaf

    1. Q
      Qamushi

      Dhe kur te behen prap zgjedhjet e FSHF Sinan Idrizi prap Duken do votoje se ashtu eshte nje çeshtje:)

    2. E
      Eliodora Cakuli

      Njesoj si ne politike e kudo jane kokat qe bejne ca u do qejfi dhe as duan ta dine per djersen dhe mundin e atyre qe duan te ecin para me pune. Vendosin vete cili ecen dhe cili jo sipas interesave te erreta te klaneve te tyre

      1. A
        Arbeni

        Bravooooo e madheeeeeee i ke then te tera.

        1. L
          Lazja

          Shkrujini piktorit ....ju bon ai me arbiter te ri se ju ka me kimet ju vlonjateve

          1. N
            NGA GJIROKASTRA

            DINAMO LOJTI ME MIRE SE FLAMURTARI E MERITOI FITOREN BILE ARBITRI VLORES I FALI 1 KARTON TE KUQ LIÇAJ

            1. E
              Endrit durrsi

              E pash ndeshjen dhe qendron analiza e bere. Arbitri ishte cjap pa mjeker po ebkishte te shkruar ne lule te ballit qe ishte i shitur. Armando legeni vazhdon pislleqet

              1. s
                sali

                te vjen mire apo jo kur eshte penallti eshte,Ne e kemi si komb sa here humbasim fajin na e kane te tjeret,

                1. N
                  Niko

                  Flamurtari I ka lene vets ndeshjen Dinamos edhe hera tjera dhe kur nuk ka qene Duka ......

                  1. t
                    tifoz

                    Deputet mbaruan ato per te cilat jep xhevap?Analiza jote eshte e percipte nje ndeshje shikohet ne shume plane dhe mund te vendoset edhe nga nje episod psh nje penallti.Me thuaj zotrote kush e pranon nje gje te tille sa do e drejte te jete?Fituat ne Tirane 5 me1 dhe e fjetet mendjen kujtuat se mori fund askush nuk foli apo u ankua secili pa punen e vet.Nuk eshte humbja me Dinamon ajo qe duhet tju shqetesoj por ato te tjerat qe tani i paguani me klasifikimin.Zoteri se ke dhe nje emer simbol te hajdutllikut,mos u merr me sportin ke plot gjera per te bere.

                    Lini një Përgjigje