Polonia e përçarë përpara Shqipërisë, shkak bëhet bonusi i… “Katar 2022”

21 Mars 2023, 18:12Sport TEMA

Polonia e përçarë përpara Shqipërisë, shkak

Polonia nis eventurën e “Euro 2024” më e përçarë se kurrë. Mediat polake kanë bërë me dije se klima në grupin e grumbulluar nga Roberto Santos për takimet eliminatore (të premten sfidojnë Çekinë ndërsa të hënën Shqipërinë) nuk është aspak e mirë madje gazetarët e konsiderojnë “toksike”.

Shkaku? Mendohet se konflikti ka origjinën shumë kohë më parë, në ditët e fundit të aventurës të Polonisë në Botërorin “Katar 2022”. Në atë kohë lojtarët kishin gjetur një akord se si të ndanin bonusin e majmë të premtuar nga Kryeministri i vendit për arritjet në kompeticionin më të rëndësishëm futbollistik.

Gjithçka e ka treguar portieri i dytë Lukasz Skorupski. Në një intervistë për “Przeglądem Sportowym Onet” portiere i Bolonjës në Itali pranoi se konflikti mes lojtarëve për mënyrën si do të ndahej bonusi kishte qenë aq i madh sa shumë prej tyre nuk kishin biseduar më me njëri-tjetrin as në avion, rrugës teksa po ktheheshin nga aventura në Gjirin Persik.

Këtë prapaskenë në atë kohë u munduan që ta mbulonin dy liderët e kombëtares të Polonisë. Bëhet fjalë për Robert Lewandowski-n dhe Grzegorz Krychowiak, të cilët treguan një tjetër version të fakteve. Sipas mediave akordi fillestar mes lojtarëve ka qenë i tillë, titullarët do të merrnin 2 milionë euro secili ndërsa rrezervat nga 1 milionë euro.

Por me tu kthyer në Poloni grupi i futbollistëve e kuptoi shumë shpejt se nuk do të merrnin asgjë pasi shifra e premtuar nga Kryeministri i Polonisë kishte qenë shumë e madhe.

Vetë portieri tregon se pas kualifikimit nga faza e grupeve, në prag të duelit me Francën (sfidë e vlefshme për 1/16-at e “Katar 2022”),  Rober Lewandowski kishte grumbulluar të gjithë lojtarët rreth vetes duke u thënë: “Zotërinj, ju lutem të mos mendojmë për bonusin pasi përpara kemi një ndeshje të madhe me Francën”. Lukasz Skorupski tregtton se: “Ishte shumë vonë. Shpirti i grupit ishte thyer tashmë pasi lojtarët filluan që të interesoheshin për paratë sapo Polonia kaloi fazën e grupeve”. 

5 Komente

  1. A
    Anri

    ikni ore vegjetues...i beni qejfin vetes..Ne vend te motivoni ekipn te luftojne u jepni mesazhe te tilla sikur gjerat do bien nga qielli....Aaaaa ju jeni ata qe shkruajne nga zyra...ahahahahahahah

    1. S
      Sazani

      Anri , mos mendon se do fitosh ne Poloni ? Une , me gjithe shpirt , dua te fitojme , po ekipi yne shkon atje : me mungesen e disa lojtareve titullar , me nje trainer te ri qe ende nuk njeh lojtaret , me nje ekip qe me kete trainer , per faje te FSHF , nuk beri nje miqesore si per kolaudim .

    2. L
      Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban

      Poloni - Shqiperi 3-0.

      1. k
        kot fare

        Te care te percare neve do na mundin kaq.

        1. T
          Tifozi plak

          Nuk kemi kombetare per europian.po beni paret dem kot me trainer te huj .lojtaret tane lujne ekipet te rangut te ulet apo tek tuk ndonje rezerve ne ekiptte medha .

          Lini një Përgjigje