“Po të futet në fushë Silvinjo me Zabaletën, janë më në formë se lojtarët e Kombëtares tonë”

21 Mars 2023, 12:04Sport TEMA

“Po të futet në fushë Silvinjo me Zabaletën, janë


Artan Hoxha ishte i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv”. Tema kryesore e diskutimit ishte ajo e Kombëtares, sa i përket ndeshjes me Poloninë.

Megjithatë për Hoxhën është thuajse e pamundur dalja me pikë nga kjo transfertë.

“Silvinjo është një trajner i ri, stafi i tij është i ri gjithashtu dhe e nisin me kokën e grupit. Ai ka shumë lojtarë të dëmtuar, nuk mundet as të ankohet dot. Ne nuk kemi dalë me pikë edhe me grupin e plot të lojtarëve atje.

Të futet në fushë Silvinjo dhe Zabaleta do të jenë më në formë se këta futbollistë që janë grumbulluar.

Mund të dalim me pikë vetëm nëse do të kemi një mrekulli, vetëm nëse Polonia do të jetë në ditën më të keqe dhe ne do të kemi shumë fat”, tha Hoxha.

2 Komente

  1. R
    Raimond vlonjati

    Ik o barkderr te hengert goja mut i mbarove ujdit me trafikantet dhe kriminelet tani do behesh dhe analist futbolli do i fusesh hundet kudo ti i gjitheditur.

    1. T
      Tifozi plak

      Futbollit nuk i dihet shyq rreli dikur mori barazim ne poloni ,po qe ka te drejte ekipi eshte i sakatuar pa ndonje lojtar qe te beje differencen .

      Lini një Përgjigje