FOTOT: Duka shtron banket me mish dhe verë para sfidës me Poloninë, Sylvinjo njihet me artistët dhe këngëtarët shqiptarë

21 Mars 2023, 22:39Sport TEMA

FOTOT: Duka shtron banket me mish dhe verë para sfidës me


Federata Shqiptare e Futbollit, e udhëhequr nga Armando Duka, ka shtruar sonte një darkë të madhe, me mishtra dhe verë, ku ka mbledhur artistë të rinj dhe të vjetër, të majtë dhe të djathtë, tifozë dhe spektatorë futbolli, nga aktorët e dikurshëm të ish-Kinostudios deri te këngëtarët më të rinj.

Në pamjet e sjella nga LSA duket se sa ngrohtë është pritur trajneri i ri i Kombëtares, Sylvio Mendes Campos Júnior (Sylvinjo), i cili ka marrë udhëheqjen e kombëtares Kuq e Zi nga 9 janari 2023.

Por edhe pse kaq pak kohë në Tiranë dhe shumicën e kohës duke u marrë me mbledhjen e lojtarëve që do të tregojnë vlerën e tij, pas dështimit të pararendësve, Panuçi, apo Reja, po të shohësh mimikat e fytyrave duket sikur braziliani i njihka të gjithë aktorë dhe këngëtarë nga Kozma Dushi, Irma Libohova apo Eneda Tarifa, Petrit Malaj, Arben Derhemi, Artan Imami, Osman Mula, Bujar Kapexhiu, Aishe Stari apo Muharrem Hoxha.

Kombëtarja e drejtuar nga Sylvinjo e ka sfidën e ardhshme me Poloninë më 27 mars, në orën 20.45, në Varshavë.

12 Komente

  1. T
    Tropoja

    Albanistan tamam po çfare i duhet trajnerit te kombetares te njihet me artistet?Mos do zgjedhe ndonjerin te luaj me kombetaren? Sa pa lidhje duka i krimit

    1. L
      Loku

      Hani derra pini derra me leket e popullit.

      1. L
        Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban

        Festoni tani se ne Poloni do hani goleade dhe do qani pastaj.

        1. T
          Tifozi

          U pa dhe mbarevajtja e kombetares :(((

          1. G
            Gim sumkapuci

            Kur te haje petllen ne Varshawe te gjithe keta do e shajne Sylvinjon me rrenje e dege, me cfare i mban pragu shtepise.

            1. Z
              Zipo

              Qenkan mbledhur gjithe Shtrigat dhe Azili I Spiuneve te Sigurimit….Hani o ju mbet ne Fyt se paguajne Shqiptaret…ky Loqja as nuk ka fituar akoma nje ndeshje……Sa ironike Keta te gjithe marrin vesh nga futbolli po Duka preferon nje te huaj….Ne Shqiperi kush kap Karrigen nuk iken Kurre …..eshte veti i Bajrakut klanor te Barokut Ballkanik…..

              1. K
                Koli

                Kjo tregon sa Injorante qe jemi.Shtron darke per te hanger e pire,me Artistet e medhenj Shqiptare(Shumica aty as nuk kane shkuar njehere ne stadium),me trajnerin e Kombetares.Nuk di qe bejne keshtu ne vendet e tjera,tani cdo gje eshte elektronike do e Shikonim diku.Injorance e nje Duke nga Shijaku.

                1. Y
                  Ylli Shamunaqes

                  Duka legen burr esht, dihet, po dhe me suflaqe nuk do e presi. Me ben cudi cduan aktoret?!

                  1. d
                    darka e dallkaukut pri shijaku duka

                    ja pra , shikojini ,ky eshte surrati i dukes .fshf nji mejhane .po sazet pse mungonin xhanem ? i shkreti sylvinjo si ka duruar .po i she sjell ato VIP e TV-ve mer katnar shijaku ,qe kishin ene haber pak nga Futbolli ,ene noj seksi seksi me e ngrof si duhet mbromjen o nastradin shijaku . c'na ka gjet me kta katnare ne ket stan

                    1. k
                      krytari fshatare Mbromja alla Fshatrace

                      aheng ne stanin e dukes . knoj djemt e rremes ,kerce aishja per qejf t'duks bel danc ,o Zot c'djall ishte ai qe injektoj ne Shqiperi ket injoranc !

                      1. B
                        Bamke Qylollari

                        Nuk arrita te perfundoj leximin e shkrimit se me mbyti era e alkolit dhe me krijoj nje gjendje pre te dehuri. I ka shpetuar "zoti" qe nuk ka ndezur ndonje person cakmakun per te ndezur ndonje cigare se te gjithe do te nxirrnin nga goja flake si kucedrat e perrallave.

                        1. T
                          Tifoz

                          Cfare marrezie!Po pse more loqe i krijon tjetrit iluzionin e nje populli primitiv pa nisur akoma pak te keqija kemi ne dhe kete babezi kishim mangut?Mire shkruan njeri ketu kur te humbin ishalla jo do i versulen kush do e shaje me bukur artistikisht.

                          Lini një Përgjigje

                          Blog Tema