Kombëtarja kuqezi do të udhëtojë të dielën drejt Varshavës teksa do të përballet me Poloninë në datën 27 mars për ndeshjen e parë kualifikuese në “Euro 2024”.
Mesfushori Anis Mehmeti do të debutojë për herë të parë me Kombëtaren dhe në prag të kësaj sfide ai ka dalë në një konferencë për mediat.
“Jam i lumtur që më kanë thërritur në Kombëtaren kuqezi. Unë jam gati, luaj edhe në rolin e sulmuesit të majtë, jam i gatshëm për gjithçka.
Shkojmë në Poloni me qëllimin për të fituar, janë gjithë ata lojtarë që luajnë për kampionate shumë të forta. Çdo lojtar dëshiron që të luajë për Kombëtaren dhe tani jam këtu.
Është ëndërr për mua dhe familjen time që të vesh fanellën kuqezi, trajneri Silvinjo më ka thënë që duhet të veproj këtu njësoj si në Angli.
Unë jam gati për të luajtur. Ne përqëndrohemi se çfarë do të bëjmë ne në fushë dhe jo tek kundërshtari, do bëjmë lojën tonë. Championship është nivel i fortë”, deklaroi Mehmeti.
Popull i frym. Vetem pordh dhe fru-fru. Do shkoni me fitu ne Poloni. Ta shofim ca do thoni kur te ktheheni. Ulni koken, mos boni deklarata idiote, luni me shpirt dhe po erdhi rezultati pozitiv, at'here bravo ju qofte.
S'ka fare rendesi se perball kujt skuadre je ,dhe cila eshte ajo ne Bote . Ne fushe ,hyet gjithmone me mendimin te jape gjithcka kam dhe fitoj . Kush i qendron besnik vetvetes e s'i le shanc kundershtarit ta ndenshkoj ,padyshim qe do Fitoje gjithmone .