Forma e shkëlqyer, Galatasaray kërkon sulmuesin shqiptar

22 Mars 2023, 16:57Sport TEMA

Forma e shkëlqyer, Galatasaray kërkon sulmuesin shqiptar

Sulmuesi shqiptar, Valon Ethemi po kalon një formë të shkëlqyer në Superligën turke, aty ku aktivizohet me skuadrën e Istanbulspor.

Në 23 ndeshje të zhvilluara këtë sezon, Ethemi ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 4 asiste. Forma e lojtarit, nuk ka kaluar pa u vënë re nga skuadrat e mëdha.

Sipas asaj që raportojnë mediat turke, në gjurmët e lojtarit është vënë Galatasaray. Këta të fundit janë në kërkim të një sulmuesi dhe trajneri ka piketuar pikërisht Ethemin.

Në ditët e ardhshme pritet të nisin bisedimet mes palëve, ku synohet arritja e një marrëveshje.

Lini një Përgjigje