Kreu i gazetarëve sportivë të Kosovës: Euro 2027 në Shqipëri dhe Serbi thikë pas shpine...

3 Shkurt 2025, 15:34Sport TEMA
Kreu i gazetarëve sportivë të Kosovës: Euro 2027 në

I ftuar në emisionin “Maks Sport”, në Eurones Albania, presidenti i Gazetarëve Sportivë të Kosovës, Edmond Thaçi, shprehu mendimin e tij lidhur me zhvillimin e finaleve të Euro U-21 në vitin 2027 nga Shqipëria dhe Serbia, duke theksuar se ky hap nuk është mirëpritur nga opinioni kosovar.

Sipas Thaçit, shumica e shqiptarëve të Kosovës nuk janë dakord me këtë nismë, dhe ai e cilëson këtë si një “thikë pas shpine” për Kosovën.

“Opinionin kosovar, në përgjithësi, nuk është aspak dakord dhe mund ta konsiderojmë si një thikë pas shpine për Kosovën, duke marrë parasysh kontekstin politik”, u shpreh ai.

Thaçi theksoi se kjo nuk ka të bëjë me patriotizmin, por është një çështje më e gjerë lidhur me organizimin e ngjarjes nga Shqipëria dhe Serbia.

“Duket sikur Shqipëria dëshiron ta edukojë Serbinë, por natyrisht, opinionin në Shqipëri nuk ka shumë informacion për sa i përket Serbisë. Duhet ta dini se çfarë kemi kaluar ne si popull kosovar nga Serbia, dhe ju e keni provuar vetë në stadiumin e Beogradit”, shtoi Thaçi.

Ai e shpjegoi se për Kosovën, Serbia është një faktor që vazhdon të shkaktojë tensione në Ballkan. “Për ne, Serbia është një dhe e vetmja që shkakton tensione në Ballkan”, tha Thaçi.

Ndërkohë, ai e vlerësoi Shqipërinë si një organizatore të denjë për ngjarje të tilla, por nënvizoi se momenti aktual nuk është i duhuri për të bashkuar Shqipërinë dhe Serbinë për këtë aktivitet.

“Shqipëria është një organizatore e denjë për organizime, por nuk është momenti i duhur për të bashkuar Shqipërinë me Serbinë për këtë aktivitet, pavarësisht se është evropiani për grupmoshat”, tha ai.

Thaçi përmendi gjithashtu periudhat e vështira që ka kaluar Kosova dhe rëndësinë që ka për shqiptarët që ende nuk kanë mbaruar punë me Serbinë.

“Ne, si shqiptarë, ende nuk kemi mbaruar punë me Serbinë, dhe e konsiderojmë të papërshtatshëm këtë hap kaq të madh që Shqipëria të organizojë një ngjarje të tillë me Serbinë”, përfundoi Thaçi.



1 Komente

  1. U
    UÇK

    Po çpune keni ju koqevare se pse Shqiperia e Serbia organizojne kete , ju mor koqevare çfare nuk e shate Ramen per Open Ballkan , ja qe erdhi dita me ardhjen e Trump qe Open Ballkan do behet , por pa ju or koqevara , per derisa votoni anti Amerikanin e anti Shqiptarin , Al -Bin Kur -Ti

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje