Shkëlqejnë legjionarët kuqezi: Shumica e lojtarëve aktivizohen si titullarë në Europë

3 Shkurt 2025, 10:35Sport TEMA
Shkëlqejnë legjionarët kuqezi: Shumica e lojtarëve

Futbollistët e Kombëtares shqiptare zhvilluan një tjetër javë pozitive duke u aktivizuar si titullarë dhe duke dhuruar paraqitje të mira me klubet e tyra në Europë.

Kapiteni i ekipit tonë kombëtar, Berat Gjimshiti realizoi një gol të rëndësishëm në sfidën Atalanta – Torino, duke ndihmuar skuadrën e tij të sigurojë një pikë të vlefshme. Mbrojtësi kuqezi u rikthye te goli pas gati 2 vitesh e gjysmë në kampionatin italian.

Enea Mihaj dhuroi një paraqitje të mirë në kampionatin portugëz duke luajtur për 90 minuta me Famalicao-n. Edhe portieri kuqezi, Thimas Strakosha ishte titullar në portën e AEK-ut gjatë sfidës kundër PAOK-ut.

Ndërkohë Ylber Ramadani, Ardian Ismajli, Marash Kumbulla, Ivan Balliu, Arbër Hoxha, Feta Fetai, Taulant Seferi, Rey Manaj, Arlind Ajeti,Nedim Bajrami dhe Mario Mitaj u aktivizuan si titullarë me skuadrat e tyre duke konfirmuar rëndësinë në klubet përkatëse.

1 Komente

  1. t
    tetovari2

    Unë e di si Thoma Strakosha,jo si Thimas Strakosha!Ndoshta e ka bërë që të u pëlqejë grekëve?S'ka gjë po mbrojti dobët nja dy-tri ndeshje grekët ja vënë gishtin në bythë dhe e largojnë.I huaji të do derisa ka dobi dhe interes.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje