Solid përballë Vincius e Mbappe, Marash Kumbulla pas fitores ndaj Realit: Natë e paharrueshme, faleminderit tifozëve

2 Shkurt 2025, 12:38Sport TEMA
Solid përballë Vincius e Mbappe, Marash Kumbulla pas fitores ndaj

Espanyol mori mbrëmjen e djeshme një fitore mjaft të rëndësishme në shtëpi përballë Real Madrid. Sfida e vlefshme për javën e 23 të La Liga, përfundoi 1-0 në favor të vendasve.

Një ndshje mjaft e mirë ishte edhe për Marash Kumbullën.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare dhuroi performancë mjaft të mirë përballë “yjeve” si Mbappe apo Vinicus. Teksa për këtë ndeshje, Kumbulla ka reaguar në rrjetet sociale, ku falenderon tifozët.

“Performancë e shkëlqyer nga ekipi në një natë të paharrueshme! Falenderime të veçanta për tifozët për mbështetjen dhe energjinë që na kanë dhënë. Le të shkojmë”, shkruan Marash Kumbulla.

Lini një Përgjigje