Jo vetëm Venezia, edhe klubi suedez kërkon shërbimet e Indrit Tuci

1 Shkurt 2025, 14:23Sport TEMA
Jo vetëm Venezia, edhe klubi suedez kërkon shërbimet e Indrit

Indrit Tuci në radarët e AIK. Klubi suedez dëshiron transferimin e sulmuesit shqiptar, i cili aktivizohet në radhët e Spartës së Pragës në Çeki.

Expressen shkruan se klubet kanë qenë në kontakt prej disa kohësh dhe për momentin po shqyrtohet çmimi. Media suedeze bën me dije se për Tucin ka disa klube të interesuar, megjithatë, Sparta e Pragë preferon ta shesë atë te AIK.

24-vjeçari ka luajtur në këtë sezon 9 ndeshje në Chance Liga në Çeki.

Ai ka realizuar 2 gola dhe ka dhuruar një asist. Kujtojmë që Tuci është pjesë e kombëtares dhe numëron 4 ndeshje.

1 Komente

  1. O
    Opionisti

    Kapionati futbolli dhe superliga kategoria pare dhe dyte trete nuk byllete 27 prill do vazhdoje te hille shorte te tjera por do hillete shorti koference lige per kombtare dhe lige dhe kofederata camp word

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje