Tirana dhe Elbasani ndahen në barazim, Dinamo “ngec” ndaj Skënderbeut

1 Shkurt 2025, 18:36Sport TEMA
Tirana dhe Elbasani ndahen në barazim, Dinamo “ngec” ndaj

Nuk prodhuan fitues dy sfidat e fundit të javës së 23-të në Superligë.

Tirana dhe Elbasani barazuan 1-1 mes tyre, ashtu siç kishte ndodhur edhe në dy përballjet e kaluara mes tyre.


Jarmouni kaloi bardheblutë në avantazh në minutën e 13-të, ndërsa Musta barazoi shifrat në minutën e 73-të.

Me këtë barazim, Elbasani mban vendin e pestë me 29 pikë, ndërsa Tirana renditet e parafundit me 22 pikë.


Me të njëjtin rezultat u mbyll edhe sfida mes Dinamos dhe Skënderbeut. Rashica kaloi korçarët në avantazh në minutën e 77-të me penallti, por 8 minuta më vonë Lorran barazoi shifrat me kokë.

Ky barazim e mban Dinamon në vendin e katërt me 39 pikë, ndërsa Skënderbeu renditet i fundit me 20 pikë.

Lini një Përgjigje