Dëmtimet “mace e zezë” për Ismajlin, shqiptari lë në mes sfidën ndaj Juventusit

2 Shkurt 2025, 14:18Sport TEMA
Dëmtimet “mace e zezë” për Ismajlin, shqiptari

Ardian Ismajli është vërtetë i pafat përsa i përket dëmtimeve në fushën e lojës. E njëjta gjë ka ndodhur pak më parë në “Allianz Stadium” ku po zhvillohet takimi Juventus-Empoli.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare është detyruar të lërë fushën e lojës në minutën e 59-të për shkak të një lëndimi. E njëjta gjë ndodhi pak javë më parë për Ismajlin, duke pësuar një lëndim.

Ende nuk dihet se çfarë shkalle dhe çfarë lloj dëmtimi ka pësuar shqiptari, por do të bëhet e ditur shumë shpejt.

1 Komente

  1. q
    qimja

    Dhe nuk zgjati shume dhe Juventus bëri dy gola se krahu i djathtë i mbrojtjes ishte inegzistent.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje