Kualifikimi formalitet, PSG shkëlqen ndaj Brest në Play Off të Champions

11 Shkurt 2025, 20:51Sport TEMA
Kualifikimi formalitet, PSG shkëlqen ndaj Brest në Play Off të

PSG shkëlqen në ndeshjen e parë të Play off të Champions League, teksa fitoi 0-3 ndaj Brest në Stade de Roudourou (Guingamp).

Të besuarit e Luis Enriques fituan penallti, pas një prekje me dorë në zonë të kundërshtarit. Vitinha ndezi festën mysafire, duke shënuar me lehtësi.

Një zbritje e shpejtë solli edhe golin e dytë të parisienëve, me aksionin që u finalizua me sukses nga Dembele.

Dembele kompletoi dopietën, në minutën e 66-të. Ndeshja e kthimit do të mbahet me 19 shkurt.

Lini një Përgjigje