Kukësi 0-3 Egnatia, duke ëndërruar majën e Shqipërisë

1 Prill 2023, 23:02Sport TEMA

Kukësi 0-3 Egnatia, duke ëndërruar majën e


Mbas një ndalimi për kombëtaret, sot 1 prill 2023 Egnatia kthehet në fushë për ditën e njëzet e shtatë të kampionatit duke luajtur me Kukësin në " Kukës Arena".

Trajneri Edlir Tetova zbret në fushë me 4-1-4-1, formacioni që i sjell mirë kësaj skuadre. Për 42 minutat e para ndeshja vazhdon 0-0, por një gabim në minutën e 43' të M'bark El Abdou ( Kukësi) që lë fushën e lirë Raphael Dwamena i cili pa u stepur vendos topin në këndin e djathtë. Sulmuesi ganez i vitit 95, golshënuesi i skuadrës rrogozhinase firmos golin e tij të tetë në kampionat. Pjesa e parë e ndeshjes mbyllet me rezultatin 0-1 për miqtë.

Mbas fillimit të pjesës së dytë Egnatia gjen penalltin në minutën e 61' falë një hyrjeje në zonë të Dwamena.

Penalltia gjuhet nga Laurentino Jackson që con skuadrën mike në 2-0. Ndeshja nuk mbaron duke na emocionuar, Egnatia gjen golin e tretë në minutën e 90' falë një goli të bukur të Fernandos. Më i miri në fushë ishte Raphael Dwamena. Performanca e sotme është vlerësuar nga goli, nga penalltia e marrë, dhe nga asisti i dhënë.

Tani Egnatia shkon në vendin e tretë duke ëndërruar një vend në Evrop, ose një vend të parë në kampionat.

Duke parë dy ndeshjet e rradhës me Partizanin dhe Tiranën, që kanë një rëndësi të madhe për të endërruar. Falenderojmë merkatën e mrekullueshme të presidentit Ardit Demrozi që ka gjetur lojtarët e duhur për të ëndërruar fitoren e kampionatit!!

Firenze data1/4/2023
Mateo Abazaj.

3 Komente

  1. E
    Entela

    Bravo Mateo suksese.Forca Egnatia.

    1. E
      Emiljano

      Bravo Reporterit Fitore Egnatia.

      1. E
        Emiljano

        Bravo Reporterit Fitore Egnatia.

        Lini një Përgjigje