
Partizani nuk ka ndërmend ta lëshojë kreun.
Të kuqtë kanë mposhtur 0-2 në “Niko Dovana” Teutën për jaën e 27 të “Abissnet Superiore.
Të besuarit e Colella realizuan nga një gol në çdo pjesë.
Fillimisht realizoi Mba në minutën e 11′, ndërsa Hoti realizoi golin e qetësisë në minutën e 84′.
Kjo fitore e mban Partizanin në vendin e parë me 47 pikë, ndërsa Teuta renditet e 7-ta me 34 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Partizani përballet në transfertë me Egnatian ndërsa Teuta pret Laçin.
Lini një Përgjigje