Nga Gëzim Llojdia
Bomberi i shquar i “Flamurtarit”, të Vlorës, ai që rrëzoi në gjunjë rradhën e portierëve shqiptarë të viteve ’80-të, si dhe disa portierë të huaj, si Zubizareta, (legjenda e kombëtares spanjolle dhe asaj të Barcelonës), quhet Vasil Ruci, ish-sportisti elitar, i cili ka lindur më 17 shkurt të vitit 1958, në “Vreneze”. Kështu thirret edhe sot ajo, që përmendej si lagja pranë Agjencisë së Udhëtarëve.
Z. Ruci, si e gjetët veten te sporti?
Futbolli, krahasohet me artin, për nga bukuria. Gjithë ato ëndrra u pikëzuan në një ditë. Më mori një shok tek “Shtëpia e Pionierit” dhe më dorëzoi tek Skënder Ibrahimi. “Provoje”, – i tha edhe këtë. Më dha një bluzë. “Futu, më tha, por mos ki frikë”. E kisha ëndërruar të bëhesha futbollist. Ai gjeta në një ditë të gjithë ata që do të mbeteshin yjet e futbollit. Ishte Perlat Musta, Kreshnik Çipi, Hasan Lika, Kokalari, Kristaq Mile, Emil Kërçiç, Halit Gega, Agron Dauti, etj.
Ishte një spartakiadë, ku u shpallën më të mirët. Kishim humbur. Dridheshim në pushim, më saktë qamë kur hymë, fituam 3 – 1. Kështu u bëra protagonist për ekipin e të rinjve. Dy vjet aty, pastaj rreth moshës, 15 – 17 vjeç, kam kaluar me të rinjtë. Më kujtohet që, në një kampionat, kam shënuar 14 gola. Në konceptin e një sulmuesi, golat janë epiqendra e tij. Në fillim kam provuar mesfushën si lojtar, më vonë gjendem sulmues i “Flamurtarit”.
Cila është prezenca juaj e parë në sulmin e “Flamurtarit”?
Me ndihmën e Bejkush Birçes, kam luajtur ndeshjen e parë në vitin 1976, ku përballë ishte “Besa” e Kavajës. Bëra një gol, që më drodhi nga emocionet. Depërtova tek sulmuesit që ishin hijerëndë e me peshë, në futbollin e Vlorës. Ishte një treshe. Shkëlqim Zilja, Spiro Çurri dhe Pano Xhaho. Një ditë të ftohtë para përgatitjes, trajneri Bejkush Birçe, i thotë Agron Sulos, një sulmuesi potent, por që kishte pësuar rënie, se do të qëndronte në stol. “Po qe se do të qëndroj në stol, do të largohem fare”, i tha i madhi Agron, i cili nga ajo ditë u largua, por më vonë, aty rreth viteve ’78-të, u rikthye në Vlorë, por tashmë si trajner.
Ç’ngjau më tej?
Vitet ’80-të do të konsiderohen si një hap cilësor i “Flamurtarit. Askush nuk do të mendonte më vonë se, ky ekip do të pëlqehej aq shumë, do të adhurohej, herë për golat, herë për vallëzimin në fushë, herë për rezultatet.
Por si u arrit kjo?
Ekipet e qyteteve të tjera, ishin të ngjashme me njëri – tjetrin, për nga mënyra se si luanin, si fitonin dhe si humbnin ndeshjet, kupat, apo kampionati. Në atë kohë, kishte ekipe rebele, që fitonin një ndeshje, njëzet humbnin. Kështu në pamundësi për të thyer Tiranën, në jo pak kohë, bëmë bllokimin e saj. Tek ajo ndrisnin dy sulmues Agustin Kola dhe Arben Minga. Sot nuk dihet ku janë shpërndarë ata, por ekipi ynë i viteve ’80-të, përbënte një skuadër dinjitoze, ishin: Petro Ruci, Fred Zijai, Edmond Liçaj, Aagim Canaj, Kreshnik Çipi, Shkëlqim Zilja, Pano Xhaho, Rrapo Taho, etj. Ndërkohë krahas tyre vijnë prurjet dt. lindjes së vitit 1960-të, si: Fred Ferko, Gim Bubeqi, Gjondeda, dhe Memushi. E përshkruar kjo rrugë, është e tillë: 1982 -’83 nën kampion, ’83 dhe ’84 në finale, 1985 -’86, fitues. Prekëm dy kupa. Për fatin tonë jo fort të dëshiruar, mbetëm 6 herë nën kampion. Viti ’83 e në vijimësi, ishin vitet e të mëdhenjve. Tirana mbante peshën. Mbrojtësit e saj, ishin të vështirë për të depërtuar. Tur Lekbello, Arjan Bimo, Skënder Hodja, Millan Baçi, Besim Vladi, etj. Ishte koha e sportistëve “star” të Tiranës.
Cila ishte paraqitja e “Flamurtarit” në Evropë?
Po atë kohë, do të formonin vargonin e pafund të dhimbjes time, në mospjesëmarrjen me “Flamurin” në kupat e Ballkanit. Për herë të parë në këto vite, skuadra zbriti në fillimin e sezonit në takimet me “AEK” të Athinës dhe “Velezh” të Mostarit, të ish-Jugosllavisë së asaj kohe. Nuk më lejuan të merrja pjesë në të dy takimet, duke u kthyer në një spektator të thjeshtë, që vuan tragjedinë e popullit të tij, vuaja “biografinë”. Agron Sulo më tha: “Vasil, ik bëj biografinë në Dhërmi dhe hajde pastaj”. Ekipi iku, dhe në vendin tim, morën Kovaçin dhe ndonjë nga rrethet.
Po me ekipin e madh të ‘Barcelonës’ çfarë përshtypje ruan nga ato ndeshje?
Në atë kohë, ‘Barcelona’ kishte emër të madh në futbollin europian dhe si e tillë, vinte të ndeshej kundra nesh, me autoritetin e ekipit të madh. Në Spanjë, por edhe në Evropë, kishte koleksionuar varganin e pafund të titujve. ‘Barcelona’ mbërriti në Vlorë, në muajin shtator, kur zhvillohej turi i parë i Kupave të Evropës. Kujto se në formacionin e saj, ishin prezent të gjithë yjet e atij ekipi.
Në portë, Zubizareta, që përveç ‘Barcelonës. Ishte portier i parë dhe i kombëtares spanjolle, Geri Lineker, ylli i përfaqësueses së Anglisë dhe golashënues i shquar gjithashtu dhe bashkatdhetari i tij, Hjuxh. Ishin lojtarët e kombëtares spanjolle; Karasko, Alberto, Miguel, Viktor, etj.
Më kanë pyetur të gjithë, (ndonëse kanë rrjedhur vite); si e bëre golin? Sot, po e përmbledh me dy radhë: Një top ka ardhur nga mesfusha, e kam stopuar dhe kam gjuajtur. Unë e ruaja vizionin e portës edhe kur sytë nuk e shohin portën. Zubizareta, i cili ishte një portier i mahnitshëm, me gjithë lëvizjet që bëri, nuk e priti dot. Furia e gjuajtjes ishte e madhe, brenda disa sekondave, topi pushoi në rrjetë dhe e drodhi Zubizaretën. Ky ishte një gol që nuk u ngjante të tjerëve, ndërsa në portë ishte një portier, që gjithashtu, nuk u ngjante të tjerëve. Me aftësitë dhe lartësinë e tij, ai përbënte një portier të madh, i cilësuar si më i miri në Evropë. Barcelona vërtet u befasua, por e mblodhi veten. Na ndëshkuan me një gol.
Thuhet se pas asaj ndeshje, jeni cilësuar si “ekipi i fukarenjve”, që mundi “ekipin e miliarderëve”?
Kur kemi zbritur në “Kamp Nou”, për ne ishte ftohtësirë. Në stadium këndohej, dëgjohej oshëtima larg, përpara stadiumeve tona të vegjël, ai ishte hijerëndë.
Me ‘Barcelonën’ jemi ndarë të barabartë. Jemi ndeshur në vitet ’86 – ’87 dhe bilanci ka qenë i tillë: Një fitore ne, një fitore Barcelona, dy barazime. Në “Camp Nou”, përmes asaj zhaurime për herë të parë, kemi dëgjuar edhe thirrjen shqip. Ishin ca djem kosovarë ,të shpërndarë nëpër Evropë, që na thërrisnin me emër.
Është thënë se në këto takime, ekipi juaj është survejuar shumë, cilat ishin shkaqet?
Në Barcelonë, ekipi ynë shkoi pa portierin e tij, Luan Birçe. Ishin shkaqet absurde të biografisë. Birçen, nuk e futën fare në të dy takimet. Në fakt, thuajse 70% e ekipit, ishte regjistruar me “ftomë”, siç i thonë vlonjatët biografisë. Nga kjo “ftomë”, jo pak kanë vuajtur tek “Flamurtari”: Luan Birçe, deri sa u detyrua largohet, por edhe Fred Zijaj, Kreshnik Çipi, Fred Ferko, Vasil Bifsha, Agim Bubeqi, edhe unë gjithashtu.
Kur shkonim jashtë, na pyesin sa e kishim pagesën, 2 dollarë? Ishte e pa imagjinueshme. Madje në shtypin e asaj kohe, është thënë se “ekipi i fukarenjve”, mundi ekipin e miliarderëve. Në të gjitha ndeshjet, na shoqëronin: “komisarët e Partisë”. Përpara se të shkonin jashtë, thërriteshim në Ministrinë e Jashtme. Aty porositeshin: -Dëgjoni, do t’ju hedhim dollarë tek këmbët, por ju s’duhet t’i pranoni.
Si e kujton ndeshjen kur rrëzuat “Partizanin” e Beogradit?
-“Partizani” i Beogradit në atë kohë, mbërrinte nga ajo pjesë e ngrysur e Ballkanit. Në Vlorë, kjo skuadër, gjeti një tjetër skuadër që ishte gati “ta hante të gjallë”. Ishte politika e kohës, që e konsideronte atë një lojë politike. Situata në Shqipëri, ishte e ndezur. Kurse në Vlorë ishte ca gradë më tepër. Nuk flitej veç për fitore. Ishte harruar gruri e misri. Propaganda ishte drejtuar tek “Flamurtari”. Presionet dhe trysnia, ishte e jashtëzakonshme. Fitorja 2 – 0 në Vlorë, me gol të Iliadhit, dhe një autogol. Temperatura u rrit, përpara se të shkonim në Beograd.
Përpara se të kapërcenim kufirin na thanë: “Duhet të fitoni se, kjo është një lojë politike”. Situata në Beograd ishte tjetër. Ata e konsideronin thjeshtë një lojë. Goli i Sokol Kushtës, na çliroi nga dy përgjegjësi, ajo politike dhe ajo sportive. Pas minutës së ’72, kualifikimi ynë ishte i sigurt. U kualifikuam edhe pse në Beograd, humbëm me 2 – 1. Kështu e rrëzuam “Partizanin” e Beogradit, i cili mbante në skuadër emra të mëdhenj, si: Smajç, Xhurobski dhe Katanec. Ky i fundit, është sot trajner i Sllovenisë, që zhvilloi ndeshje të mëdha në evropianin e fundit.
Si ndodhi ngjarja në Hanin e Hotit?
Si vajtja dhe kthimi, u përshkruan me avion dhe autobuzë. Në Han të Hotit, kemi ndjerë për herë të pare, reprezalje e shtetit. Deri atëherë, ajo ishte drejtuar tërthorazi, por aty gjetëm “fytyrën” e atij shteti. Sapo mbërritëm në kufi, doganierët ishin të ngrysur dhe na thanë se; me një urdhër nga lart, do të kontrollohej autobuzi. Ferko do të thërriste: “Përgatituni për zhveshje, gati i kanë hekurat këta”. Na zbritën, na kontrolluan duke na zhveshur. Çmontuan edhe sediliet, për t’i kontrolluar.
Rrapo Tahos, Fred Ziajt, Çipit dhe mua, na morën nga një televizor që na i kishin dhuruar kosovarët, të cilët kishin ardhur për të parë ndeshjen, nga viset e Kosovës. Populli shkodran na priti me lule. Bllokoi autobuzin dhe bëri festë, sikur të ishim ekipi i tyre.
Disa anëtarë të Komitetit Qendror të PPSh-së, që në atë kohë ishin tifoz me Tiranën, menduan të godisnin “Flamurtarin”, duke parë shkëlqimin e tij në Kupat e Evropës. Zemërimi i tyre u shfaq ngadalë. Gjetëm rastin, ku u kthyem nga Polonia. Gjysma e skuadrës u përjashtua, Çipi, Taho, Ruci, etj. Atëherë gjetën sebepin dhe një gazetar shkroi në “Zëri i Popullit” kritika të ashpra kundër nesh.
Pas kësaj, si e si për të na dëmtuar, kërkuan që ne të bënim 3200–shin, një test të përgatitjes fizike, që asnjëherë nuk e kisha fituar. Kështu me zemër copë, e braktisa sportin. Në 10 vjet të karrierës sime, jam golashënuesi më i mirë shqiptar në Kupat e Evropës. Në 12 ndeshje, 6 gola. Nga Kupat e Republikës, nga 5 finale, kam shënuar 4 gola. U largova nga sporti me një titull që e kanë të gjithë: “Mjeshtër Sporti”.(Memorie.al)
RUCI,na dhuruat gëzimin më të madh sportiv deri atëherë, neve shqiptarëve jashta "Londrës".Isha në Suedi. Lojën e ndiqja përmes transmetimit në radio. Reportei, M, Markovic, thoshte herë pas herë:kjo është një betejë më shumë se futboll. E them këtë ngase ti thua se për ata, shkiet e Beogradit nuk paskëshin menduar politikisht. Përkundrazi, kur u mbyll loja, sa më kujtohet edhe reporteri serb këtë e theksoi, futbollistët e shkive nuk u përshëndetën me ju, bile as Fadili i Vokërrajve, " pat harruar" të na uronte fitoren. Do hidhëroheja, parë nga perspektiva e atëhershme, të mësoja se cfarë persekutimesh patët pësuar nga mëma parti për atë fitore kombëtare, që pat zhgënjyer partinë sllave të hoxhallakut. Me mirënjohje gjithë skuadrës e lojtarëve vec e vec. Shëndet pac!
Tani ky kauri qeroz , qe thote " se per ata serbet, kjo ndeshje nuk ishte politike," tregon qe eshte kthyer ne nje krijese langaraqe. O Cili legeni, per serbet edhe sot kur ndeshen me ne, ata e bejne politike Biles ne ndeshjen kunder Kombetares sone ne Beograd, serbet ulerinin " Vrite dhe there Shqiptarin" , Apo nuk e ke pare ate ndeshje ti bythqir muti, Te dhjefsha rracen, r Plus qe ne Ndeshjen e Kombetares sone aty ne Beograd , tifozet serbe gjeten sebepin dhe u futen ne fushe duke rrahur lojtaret tane Keto te duken noramale ty o Vasil bajga . Shkerdhat muti , nuk paska qene politike ndeshja per serbet . Akrep i qelbur
Për herë të parë që flet të vërtetën o Raimond ! Nuk e di se pse Vasili sajon apo zmadhon ca të pa vërteta . Nuk ja rritin vlerat Vasilit këto broçkulla që tregon . Ne bashkëkohësit e tij i dimë më mirë seai këto probleme . Ai flet për biografinë e tij dhe të disa të tjerëve , po si është e mundur që me biografi të keqe të shkoje në Barcelonë apo Beograd . Kësaj i thonë pordhë me rigon o Vasil Ruci.
Raimond vicidoli jo Vlonjati. Vasilin e njohin jo vetem ne Vlore por anembane Shqiperise, gezon respekt kudo o idiot. Persa i perket asaj ndeshjeje te atire viteve ne Beograd, ai thote te verteten, me shume nga ana politike e ndienim ne, dihej presioni dhe arriten te kualifikoheshin, me sakte, asnje skuader Shqiptare s'kishte mundur te triumfonte ne nje ndeshje te atij niveli kunder shkolles Sllave. Ka qene sukses qe na gezoi te gjitheve. Se kush jane ultrasit e Partizanit, e dime,por ajo kohe s'ka asgje te ngjashme me ate kur luajti kombetarja. Ti si taleban qe je, e nis me fyerje per ate "kaurin",, andej nga vjen Vasua, vijne edhe Strakosha,V.Ziu, Andrea Marko e shume te tjere qe e kane nderuar emrin e klubeve ku kane luajtur por edhe te kombetares. Kaq o trap, shko tani se te presin tek foltorja e Salehut.
Nuk e kuptoj, perse keto qurravitje dhe ankesa kunder pushtetit? Vlora ka qene ekipi Shqiptar me rezultatet me te larta ne kupat e Europes. Ku eshte Vlora sot, si perfaqesohet ne Europe? Nqse pergjigja do jete, kane ikur njerezit, une po te them faji kujt eshte? Kur i thua te metat sistemit, thuaji edhe meritat. Vasil Ruci dhe gjithe emrat qe ai permend kane qene lojtar te Kombetares.
Ooooo pilo. Une mendoj , qe ky tipi Ruci, te arestohet dhe ti jepet gjyqit, per anksesa ndaj pushtetit popullor. Dhe te mendosh , qe qenie njerezore si Pilua ,edhe shkruajne dhe japin mend ne internet, edhe votojne.
Keshtu ke qenë Z. Ruci sikundër e pohoni vetë Por mund të kishit qenë 3-4 herë më rezultativ, janë të panumerta aksionet qe keni demtuar sepse ngulmonit tej mase në mbajtjen e topit që të shenonit vetë gol derisa e humbisnit topin, ndërkohë që mund te pasonit shumë lehte se ishit i aftë për të luajtur në grup, kam përshtypjen se luftonit më shumë për lavdi personale sesa për atë të ekipit Mund të thoje dicka më tepër për Sokolin për të cilin Zubizareta u shoreh në Barcelone se është i frikshem Ju ishit i zgjuar kurse ai i cilter Po Mond Lico c'behet, mahniste stadiumin Qemal Stafa kur luanit kundër Tiranes
Po ky Vasili ishte dava legeni , ndaj mor prit te flasi ky krimb me ndershmeri.
Eh more Vasil ju ishit legjenda. Ai shpirt qe kishit ju ne fushen e lojes nuk vjen me.
Futbollista te medhej por linden ne vend te gabuar ...si mendon te shoku pilo peristeri !!??
Mos u bej qaranik Vasil. Hengre gjithe jeten qyl, kur te tjeret punonin.
O Vasiiiil i mire ke qene si futbollist por si njeri je pak koqe
Sa ndeshje ke shitur ti dhe te tjeret qe fituat shkollat mjeshterise qe jeni te gjithe mesusa. Dhe tani e keni degjeneruar ate ekip te lavdishem.
A eshte e vertete qe kur ekipi fitoi nje goditje denimi afer zones tifozet vlonjate donin qe ta godiste Vasil Ruci therisnin ne korr lerja kopetentit,lerja kopetentit gjuan kopetenti per sora ne moment filloi sharja kopetent te qivja motren kopetent te qivja motren.Mbas dy javesh prape nje situate ngjashme kesaj rradhe gjuan dhe shenon dhe korri kopetenti te na fali moter qira jemi vete!Sinqerisht dua ta di eshte sajim apo e vertete?
Titulli i artikullit me zhgenjeu. Ajo puna e xhveshjes sikur nuk del si duhet . Mendova se do te pershkruhej se sa te persekutuar ishin futbollistet ne krahasim me pjesen tjeter te popullsise mirepo te tilla gjera sikur nuk kishte . Kujtime te sukseseve te ekipit te Vlores dhe te Rucit mund te ishte titulli i artikullit. Jam kurioz te di sa leke paguanin atehere familja e Rucit per ta derguar Vasilin ne kursin e futbollit.? Sa kushtonin bluzat kepucst çanta pra meterialet sportive? . Sa paguanin ekipet per fushen kur zhvillonin aktivitetet.? Po albitrat kush i paguante ? Vasili u largua nga futbolli jo prej presekutimit politik . Kot futet ne ato ujra ky gazetari.
Pune horrash, pune rrugacësh. Ky ka qene nje futbollist ordiner qe kishte te gjithe privilegjet dhe tashti po na del disident. Me sa di une ka vetem nja 4 klase shkolle. Pune plehrash
Kaurri i Derrit Vasilis Rucis per fat te keq ka qene dy here me Ftome.Edhe si Greke i Vorio Epirit ne Arnautistanin e Qemaleve,Ismaileve,abdullaheve,Hasaneve,Mah-Muteve (mehmet "shqip") etj. Jo vetem Vasili por shume lojtare te Vlores po te luanin me ekipet e Kryeqytetit do ishin me te Famshem. Sado te bejne gam,gam,gam Arnautet e Selman Stermaseve apo Qemal Stafeve kurrrrrrre nuk do nderojne nje Lojtare si Panajotis Panos nga Eleftero-Hori (Fshat i Lire greqisht) apo Kako-Dhiqi (Drejtesi e Keqe greq) i Dhelvinos. Elefterios Millos i Partizanit,Vasilis Zeri etj. Kur Panajot Pano luajti nje ndeshje ne Shkoder (ish Skutari) i bertisnin Greku,Greku,Greku. Dhe Ai uli Breket dhe i tregoi koqet. keshtu thonin edhe per ekipin e Korces ne Tirane apo Shkoder,Erdhen Greket e Korces. Pas Clirimit te Arnautistanit nga Diktatura te Gjithe u bene "Skiptare"!
O Vasil Ruci. Po nje llaf te mire per Lonin, si nuk e thate!!!???....Turp e faqja e zeze. Ke folur edhe per evgjitin e lagjes qe te mbante canten e sportit dhe nuk flet per trainerin e talentuar . Loni ka patur veset e tij dhe nuk ka qene perfekt....por, qe ju mblodhi bashke, dhe ju krijoi mundesine per te patur sukses ato vite, ai ka merite te padiskutueshme.
Ore të dhjerë,ju a kam thënë mijra herë ,po jam i dehur dhe me të meta mendore. Rroftë Vasil Ruci, Poshtë Sali Berishs.