VIDEO: Humb 1 milion euro në një dorë të vetme pokeri, Neymar “ia plas të qarës” live

31 Mars 2023, 10:21Sport TEMA

VIDEO: Humb 1 milion euro në një dorë të vetme pokeri,

Futbollisti brazilian, Neymar Junior, teksa vijon të jetë jashtë dispozicionit të trajnerit të tij të PSG për shkak të një dëmtimi të rëndë, por përpiqet të gjitha mënyra se si të kalojë kohë jashtë fushave të blerta.

E mesa duket, një nga hobit e Neymarit është pokeri. Brazilianit i pëlqen të luajë kumar gjatë kohës së tij të lirë dhe pas një operacioni për një problem me ligamentin e kyçit të këmbës, ka shumë kohë që ai të ushtroj këtë hobi.

Ndërsa luante poker në internet me sa duket, Neymar u incizua pasi humbi 1 milion euro me një dorë të vetme. Fillimisht u duk se ai do të ankohej dhe po qante për shumën e parave të humbura, por më pas shpërtheu në të qeshura.

Kjo video shërben edhe një herë për të ilustruar hendekun disi të padepërtueshëm midis futbollistëve më të mirë në botë dhe të përditshmes për shumicën e njerëzve.



1 Komente

  1. P
    Perse si Dhuron te pastreheve ne Brazil o qen

    njerez pafytyte e pa ndergjegje njerezore . luan e humb disa Miljone € ne Kasino dhe nuk ben njiher dicka per popullin e tij ,fshatin a qytetain e tij nga ky vjen .(braziliane hesapi )

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje