Trajneri në Angli uron Anis Mehmetin: Te Shqipëria do ta marrin gjithmonë, do të luajë në Premier League

30 Mars 2023, 14:11Sport TEMA

Trajneri në Angli uron Anis Mehmetin: Te Shqipëria do ta marrin

Ish-trajneri i Wycombe dhe aktualisht i QPR, Ainsworth, ka uruar Anis Mehmetin për debutimin te Shqipëria. 

Futbollisti i dalë nga Wycombe në League One mori ftesën e Silvinjos pasi shkoi në Championship me Bristol City.

Urimi do t’i vinte edhe nga trajneri që e rriti, Ainsworth, i cili nuk ka asnjë dyshim se Mehmeti do të luajë në Premier League dhe do të jetë lojtari i Shqipërisë edhe në ndeshjet e ardhshme. 

“E kam marrë këtë javë për ta uruar që u thirr nga Shqipëria. Të luante me Kombëtaren ishte ëndërr e bërë realitet për të, mendoj se do të marrë gjithmonë ftesën e Kombëtares.

Jam shumë krenar për këtë djalë që para tre vitesh luante me klube amatore. Nuk kam asnjë dyshim që tani do të luajë në Premier League. Më tha faleminderit, por unë i thashë se kam bërë vetëm 1%, 99% është puna e tij. Unë nxora talentin që Mehmeti kishte”, u shpreh ish-trajneri i Wycombe. 

2 Komente

  1. t
    tifozi

    Me beri pershtypje sigurine qe kishte ky lojtar ne fushe. Uroj qe te luftoje gjithmone si ne ndeshjen me Polonine.

    1. K
      Koli

      Ky eshte talent.E kame pare ne ndeshjet e Bristol City,eshte talent.Ka nje teknike fantastike,eshte nje tip si Armando Broja,qe i pelqen te dribloje,por ky pason topin tek shoket,kurse Broja eshte me shume individualist.Me beri pershtypje kur do luanin kunder Mancester Cityt ne England Cup,Guardiola donte ta shihte ne fushe,se i kishin thene per djalin,por ketij nuk i lejohej te luante,sepse kishte luajtur me ekipin e meparshem.Eshte vetem 22 vjec,nuk e kuptoj pse Reia nuk e merrte,Championshipi Anglez eshte i barabarte me Seria A ne Itali.Reja merrte Veselin dhe Ajetin nga Kategoria e trete,dhe nuk therriste kete qe ka qene ne Akademine e Totenhemit.Plak matuf:Shpresoj qe Silvinio ta therrase gjithmone,ishte vetem ndeshja e pare ne Kombetare,vetem 15 minuta,por e pashe te sigurte.Talent,talent i vertete.

      Lini një Përgjigje