Calhanoglu i “bën nder” Asllanit, turku humbet ndeshjet e rëndësishme

30 Mars 2023, 12:43Sport TEMA

Calhanoglu i “bën nder” Asllanit, turku humbet ndeshjet e


Sfida kualifikuese për Euro 2024 mes Turqisë dhe Kroacisë rezultoi fatkeqe për Interin. Mesfushori turk Hakan Calhanoglu la fushën e lojës në minutën e 38-të si pasojë e një tërheqje muskulore teksa pritet të qëndrojë jashtë fushave për të paktën 20 ditë dhe mund të rikthehet i gatshëm vetëm në ndeshjen e kthimit në Champions League ndaj Benficas më datë 19 prill.

Në fakt, testet mjekësore të së enjtes do të përcaktojnë fiks afatin kohor të rikuperimit, por ndjesitë e para në klubin e Inter nuk janë pozitive. I gjendur në këtë situatë, trajneri Simone Inzaghi pritet t’i japë më shumë hapësirë lojtarit të kombëtares Kristjan Asllani.

Mesfushori kuqezi është aktivizuar në vetëm 12 ndeshje të kampionatit megjithatë këtë dëmtim të Asllani mund ta kthejë në favorin e tij pasi një paraqitje pozitive në ndeshjet finale të sezonit pritet ta shndërrojë në protagonist në vitin e tij të dytë si zikaltër.

Lini një Përgjigje