Mbrojtësi i Napolit, Kim përfshihet nga polemikat në Kore: Fjalët e mia u keqkuptuan

29 Mars 2023, 17:15Sport TEMA

Mbrojtësi i Napolit, Kim përfshihet nga polemikat në Kore:

Kim Min-Jae nuk është vetëm një nga liderët e Napolit, që po fluturon gjithnjë e më shumë drejt titullit, por edhe i Koresë së Jugut. Kombëtarja aziatike e ka në qendër të projektit mbrojtësin, në paraqitjet e saj në arenën ndërkombëtare. Idhull në atdhe, mbrojtësi i të kaltërve përfundoi në qendër të furtunës pas disa fjalëve të thëna. Kim, në fakt, në fund të ndeshjes me kombëtaren e Uruguajit u shpreh: “Jam i lodhur, po mendoj për klubin”. Fraza e artikuluar nga qendërmbrojtësi nuk i ka pëlqyer tifozëve dhe gjithë ambientit. “Më vjen keq, fjalët e mia janë keqinterpretuar”, ka kërkuar ndjesë Kim, më pas, në një postim të gjatë në rrjetet sociale.

Shumë polemika, por vetëm për një keqkuptim. Kim, në fakt, në fund të ndeshjes miqësore të humbur 2-1 në Seul kundër Uruguait, tha se ishte i rraskapitur dhe “donte të mendonte vetëm për klubin dhe jo për kombëtaren”. Por kuptimi i fjalëve të tij është keqkuptuar nga shtypi. Në fakt, mbrojtësi nuk ka dashur të përçojë mesazhin se ka shpërfillur angazhimin me Korenë e Jugut, përkundrazi.

REAGIMI I KIM
Në Instagram, në një postim të gjatë, ai e ka bërë të qartë: “Më vjen keq, fjalët e mia janë keqinterpretuar. Më vjen keq nëse fjalët e mia kanë lënduar dikë. Unë jam përfaqësues i kësaj kombëtareje dhe kurrë nuk e kam marrë si të mirëqenë. Edhe kur nuk isha në gjendjen time më të mirë fizikisht, ose kur më duhej të përshkoja botën në udhëtim për t’iu përgjigjur një thirrjeje”.

“U shemba mendërisht dhe pata një shpërthim. Kërkoj sërish falje dhe kërkoj nga tifozët që të na mbështesin gjithmonë”, nënvizoi Kim në rrjetet sociale. Poshtë postimit të mbrojtësit, që gjatë javës dribloi zërat e merkatos, ka patur shumë mesazhe solidarieteti nga shokët e kombëtares: “Jemi të gjithë bashkë”.

Lini një Përgjigje