Luis Figo zgjedh favoritët për të fituar Ligën e Kampionëve, injoron Realin

29 Mars 2023, 16:44Sport TEMA

Luis Figo zgjedh favoritët për të fituar Ligën e

Luis Figo, nuk beson se Real Madrid do të ruajë titullin e Ligës së Kampionëve që fituan sezonin e kaluar. 

“Ekipet e mia të preferuara për të fituar Champions League këtë sezon janë Manchester City dhe Bayern Munich”, tha Figo.

Sezonin e kaluar Real Madridi fitoi Ligën e Kampionëve duke eliminuar ekipe të mëdha si PSG, Chelsea dhe Manchester City, ndërsa në finale mposhti Liverpool. 

Skenari duket i ngjashëm edhe një herë. Real Madrid përballet me Chelsea në çerekfinale dhe mund të luftojë me Manchester City ose Bayern Munich në gjysmëfinale nëse mposhtin Blutë e Londrës.

Lini një Përgjigje