Armando Duka i bën presion Silvinjos dhe lojtarëve: Koha e humbjeve dinjitoze ka kaluar, dua kualifikim ose ndryshe s'ju fal

29 Mars 2023, 19:13Sport TEMA

Armando Duka i bën presion Silvinjos dhe lojtarëve: Koha e humbjeve

Shqipëria e drejtuar nga trajneri Silvinjo e nisi rrugëtimin drejt Kampionatit Europian Gjermani 2024 me një humbje në transfertë përballë Polonisë. Një debutim i hidhur për trajnerin brazilian të kuqezinjve që pavarësisht një loje të mirë të treguar në Varshavë nuk arriti të sigurojë një rezultat pozitiv në këtë start eliminatoresh. Për të komentuar debutim e Shqipërisë, fshf.org ka zhvilluar një intervistë me Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili nuk e ka fshehur zhgënjimin e përjetuar në këtë debutim dhe ka theksuar se përtej paraqitjes positive, të gjithë nuk duhet të harrojnë se edicioni u nis me humbje dhe se koha e humbjeve dinjitoze është tejkaluar tashmë.

President, nisëm në Varshavë kualifikueset e Europianit Gjermani 2024. Si e patë ju këtë debutim të skuadrës dhe trajnerit Silvinjo?

E nisëm këtë rrugëtim kualifikues ndaj skuadrës së renditur si kokë grupi. Sigurisht që e dinim që do të ishte një ndeshje e fortë por ne kishim përgatitur gjithҫka për të dalë me një rezultat pozitiv nga kjo transfertë. Për lojën e zhvilluar dhe atë që dhamë në fushën e lojës duhet të kishim marrë diҫka më shumë por kjo nuk ndodhi. I përgëzoj lojtarët, ashtu si edhe stafin teknik për impenjimin e treguar por koha e humbjeve dinjitoze është e tejkaluar dhe ne kurrësesi nuk mund të kënaqemi me një humbje të tillë. Duhet të rritemi, të punojmë më shumë dhe të jemi më me këmbë në tokë. Duhet ta kuptojmë të gjithë, ne, ekipi e stafi drejtues që kemi humbur në Varshavë.

Siҫ e thatë dhe ju, skuadra dha sinjale positive. Ku mendoni se duhet fokusuar më shumë puna e stafit teknik?

Nuk mund të hyj në aspekte teknike. Do gaboja nëse do e bëja diҫka të tillë. Sigurisht që është detyrë e stafit teknik të analizoj në mënyrën më të mirë këtë ndeshje të parë eliminatore dhe të nxjerrë konkluzionet e duhura se ҫfarë shkoi mirë dhe se ku do duhet të fokusohemi për tu përmirësuar dhe parë atë skuadër që të gjithë ne duam. Për të fituar një ndeshje dhe për të arritur objektivat e rëndësishëm duhet ta ҫosh topin në rrjetë, duhet të konkretizosh rastet e krijuara. Ne këtë nuk po e bëjmë dhe në të tilla nivele e dimë të gjithë se vlejnë pikët më shumë sesa kujtimi i një ndeshjeje të tillë. Të gjithë duhet të bëjmë diҫka më shumë.

Dy muaj pauzë dhe rikthehemi me dy ndeshjet “normale” ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe.

Qershori na rikthen në shtëpi me ndeshjen ndaj Moldavisë dhe transfertën e Ishujve Faroe. Dy ndeshje shumë shumë të vështira. Do të kemi përballë një Moldavi krejt tjetër nga ajo e tre viteve më parë, kjo u pa edhe në ndeshjen që ato luajtën me Republikën Ҫeke. Janë shumë të organizuar, një skuadër e vendosur mirë në fushë dhe shumë të kujdesshëm. Duhet të zbresim në fushën e lojës të karikuar për të arritur fitoren. E njëjtë edhe për transfertën e Torshavnit, është një nga kundërshtarët më të vështirë në fushën e tyre. Moldavia e tregoi forcën e vet ndaj Ҫekisë ashtu si Ishujt Faroe pak muaj më parë kur mundën Turqinë në shtëpi. Intensiteti, përkushtimi dhe përqendrrimi do duhet të jenë maksimal. Dy ndeshjet e qershorit janë më të rëndësishmet për ne. Nëse gabojmë largohemi nga objektivi.

Pasi keni një panoramë më të qartë të grupit tonë kualifikues, a është i arritshëm objektivi kualifikim sipas jush?

Ne jemi totalisht në lojë dhe objektivi jonë mbetet i pandryshuar: kualifikimi. Kemi përpara 7 finale. Janë shtatë ndeshje ku ne duhet të jemi perfekt në ҫdo aspekt dhe të arrijmë të marrim maksimumin në ҫdo ndeshje. Nuk lejohen hapat fals. Duhet të luftojmë për ҫdo pikë. Kjo është ajo që duhet të bëjmë dhe padiskutim që objektivi jonë do të jetë realizuar. Cilësitë skuadra i ka, stafi teknik është shumë i impenjuar për të bërë më të mirën ashtu si edhe Federata, opinion publik dhe mediat që e kanë mbështetur skuadrën dhe do të vazhdojnë ta bëjnë.

7 Komente

  1. M
    Monika Putanova

    Duçja ne websiten e FSHF na thote qe kombetarja humbet pasi eshte e pafat. Shkaku i humbjeve dhe deshtimeve je ti bastard inkompetent qe e ke kthyer kombetaren dhe FSHF ne pronen tende private .

    1. L
      Lani

      Duhet te lutemi qe kombetarja te kete fat kesaj kohe qe mbetet deri ne ndeshjet e ardhshme. Edhe ne kazino me fat fitohet, edhe te Arditi … pse jo dhe te kombetarja. Me mire te lutemi per fat se sa te stervitemi Sepse duke u stervityr lodhemi.

      1. P
        Pollogasi

        Kurrë kombëtarja jonë nuk pat ndërtuar lojë si ky ansambël mesfushor, zakonisht në pjesën e dytë. Deri tash patëm lozur në stilin anglez, me harkime të gjata dhe dhunonim topin e pritnim ndonjë përplasje fatlume të na "ngjitej" topi. Kjo skuadër ndërtonte lojë dhe situatat për të shënuar nuk ishin rastësi, por invencion. Nuk fitojnë gjithmonë të merituarit.

        1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

          Kualifikimi për ne është një dëshirë e vjetër, por edhe një kërkesë super e vështirë. Shkallët ngjiten një e nga një.....

          1. T
            Tifozi plak

            Nga ane ka te drejte si 1-0 si dhe 10-0 rezultati i humbjes eshte 0 pike .por qe t’ua ngopesh trainereve fajin nuk me duket e drejte .qe te kualifikohesh duhet te kesh lojtare te kalibrit te inter ,juve,arsenal ,real madrid etj qe ne s’i kemi .edhe po i pate duhet qe te kene kohezion e njeri tjatrin se ndryshe eshte klubi ndryshe eshte kombetarja .ndoshta traineret e huj duhet t’ua bejne te qRte perpara se te marrin punen persiper se kaq jane mundesite .norvegjia me haland apo egjipti me mohamed salah duhet te dalin kampione bote sipas kesaj logjike por keta qe jane shenuesit me te mire te premier league me ekipet kombetare nuk jane shume rezultativ .

            1. K
              Koli

              Po ik or Kokelope,Fytyre Muti.Mbajte nje Plak per 4 vite,pa bo asgje,ky per vetem 6 dite,pa i afrour asnje miqsore,do fitonte ne Poloni.Keshtu eshte kur je Katunar,dhe nuk e ke haberin fare per Futboll.Ti je i mire per dallavere dhe mashtrime,por jo Kryetar Federate.Shoku yt ne Kosove po shkon drejt Burgut,ti ne Shqipni Vjedh si Derr,dhe nuk te therrasin asnje here.Ketu eshte ndryshimi ndermjet shteteve.Idiot,hap syte:U mund Spanja 2 me 0 ne Skoci,dhe nuk e bone tragjike,ti hap gojen per kete humbje minimale kundra Polonise.E fundit:Mjaft me ,dilni ne TV,si ti,si ai Trapi Hysaj dhe thoni:Ne shkojme per fitore.Fitoren e sateme.

              1. K
                Ky Maskara eshte MALLKIMI Futbollit Shqiptare

                per aq kohe sa ky Maskaa do vazhdoje te jet ne ate pozicion ,nuk do ndryshoj asgje ne Kulalitetin e Futbollit Shqiptare dhe si pasoje edhe Rrezultatet ,Arritjet e Kombetares .Aty ku ka nji Drejtues Maskara aspak nji Njeri serioze ,asgje nuk merret seriozishte dhe gjithcka deshton ,si ndodh prej vitesh me Pefaqsuesen tone . Nji institucion ka Sukses dhe zhvillime ,kur ne krye jane njerez Kompetente ,Serioze ,jo meshkun baxhella si ky ,qe shume mir shkruan dikush aty , se e ka perdoru r FSHF-ne si nji Prone te Familjes se tij

                Lini një Përgjigje