VIDEO: Çmenduri në rrugët e Madridit, Ronaldo shfaqet në makinën më të shtrenjtë në botë

30 Mars 2023, 11:18Sport TEMA

VIDEO: Çmenduri në rrugët e Madridit, Ronaldo shfaqet në

Cristiano Ronaldo u shfaq për herë të parë në publik me “Bugatti Centodieci” të ri, një nga makinat më ekskluzive në botë. “Bugatti Centodieci” është një veturë e prodhuar në vetëm 10 ekzemplarë dhe një e tillë ka mbërritur një muaj më parë në adresën e njërit prej futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave, Cristiano Ronaldos.

Vlera e makinës është rreth 8 milionë euro dhe Cristiano, për herë të parë e ka ngarë atë nëpër rrugët e Madridit. Në video shihet automjeti i bardhë nga jashtë. Sigurisht, futbollisti portugez e ka personalizuar brendësinë e automjetit duke zgjedhur lëkurën e kuqe në vend të asaj blu që shihet në versionin e lancimit.

‘Bugatti Centodieci’ u zbulua vitin e kaluar në ‘Pebble Beach’ si nderim për ‘EB110’ të viteve 1990, me elementë dizajni të frymëzuar nga hipermakina e së kaluarës. ‘Centodieci’ është 20 kg më i lehtë se ‘Chiron’ i zakonshëm dhe ka një motor 8.0 litra Ë16, që jep 1600 kuaj fuqi mbresëlënëse. Sipas të dhënave të siguruara nga ‘Bugatti’, makina arrin shpejtësinë maksimale prej 380 km/h.

1 Komente

  1. M
    Messi

    kokrra e pordhacit...

    Lini një Përgjigje