Bleu Vitessen në fshehtësi për të rritur lojtarë si Broja apo Mount, FBI zbulon lidhjet e Abramoviç me klubin holandez

30 Mars 2023, 15:12Sport TEMA

Bleu Vitessen në fshehtësi për të rritur lojtarë si

Ish-pronari i Chelseat, Roman Abramovich ka pasur kontroll të plotë edhe mbi aksionet e klubit holandez të Vitesse Arnhem të cilin e bleu për 110 milionë euro nëpërmjet disa manovrave të fshehta dhe të kamufluara mirë.

“The Guardian” citon burime të FBI-së, duke theksuar se oligarku rus përdori një find jordanez me qëndër në parajsat fiskale për të marrë drejtimin e Vitesse në vitin 2010. 

Bëhet fjalë për fondin “Merab” edhe pse në atë kohë, federata holandeze nuk e konstatoi një gjë të tillë, ndërsa Abramovich e mohoi edhe pse yjet e akademisë së Chelseat si Mason Mount apo Armando Broja e bënë “zborin” pikërisht në klubin verdhezi.

Gjithsesi, tashmë klubi është shumë pranë falimentimit pasi nuk luan më në stadiumin e shtëpisë “GelreDome” që prej vitit 2018 pasi nuk arrin të paguajë qiranë vjetore prej 2 mln. 

Euro ndërsa i zhvillon ndeshjet e shtëpisë në kompleksin modest Michael van de Kuit dhe federata kërcenon me heqjen e licencës duke rrezikuar historinë 131-vjeçare të klubit.

Lini një Përgjigje