
Në Londër, në kampin e Arsenalit, ushqejnë ëndrrën për të fituar sërish Premier League 19 vjet pas herës së fundit, në 2004.
Beteja me Manchester Cityn e Guardiolës është e hapur, Topçinjtë ruajnë një epërsi prej tetë pikësh: 69 me 61, por Qytetarët kanë një ndeshje më pak. Hendeku mund të zvogëlohet në pesë gjatësi dhe kanë mbetur edhe dhjetë javë.
Tifozët e Arsenalit në Angli po llogarisin se kur mund të festojnë triumfin e tyre. Nëse do të arrinim deri në fund, ditën e fundit, synimi i çdo tifozi do të ishte të fitonte një biletë për javën e 38-të kundër Wolverhampton-it, të planifikuar për në 28 maj.
Siç lexojmë në “The Sun”, emocioni për një moment historik është i tillë që biletat janë nxjerrë në shitje me çmimin e pabesueshëm prej 60 mijë eurosh.
Zakonisht nuk i kalon 150 euro, por për rastin e veçantë dikush ka vendosur të gjuajë lart, shumë lart.
Kush i perkthen keto info idiote ........ sipas atij qe perkthen info'n kur shkruhet "City",qe qartesisht nenkupton Manchester City,tlexoni me kujdes ketu lart,thuhet "Qytetaret"....... tjeter,biletat si gjithmone ne avance jane ne shitje dhe natyrisht sipas vendeve,etj,vijone nga cc 300 deri ne cc 2000 paund........... dhe kurresesi me vlera prej disa dhjetra mijera paund / bileta........ Ndjese per shprehjen por gazetar "out" nga realiteti.... Tifozi
Te thuash per Manchester City , Qytetaret -eshte njjesoj si te pyesesh ne Tirane :ku ka nje Ushqim te shpejte , ne vend te Fast food . Bravo perkthyesi, po do na e thuash gjithmone Manchester QYTETI ne vend te Manchester CITY