E bujshme nga Spanja: Mbappe do të transferohet tek Real Madrid

31 Mars 2023, 14:12Sport TEMA

E bujshme nga Spanja: Mbappe do të transferohet tek Real Madrid

Telenovela Mbappé vazhdon. Siç raporton gazeta spanjolle Diario As, Kylian është gati të largohet nga PSG dhe tashmë i ka dhënë fjalën Real Madridit për vitin 2024. 

24-vjeçari francez tani e sheh të pamundur ngritjen e Champions League me skuadrën e Parisit dhe është i bindur se duke u lidhur me Blancos, skuadrën e ëndrrave të tij, do të ishte shumë më tepër e lehtë të fitonte Kupën me veshë të mëdhenj.

Kontrata speciale e Mbappè me PSG-në u rinovua pranverën e kaluar dhe përfshin një klauzolë speciale e cila në mënyrë të pashmangshme kushtëzon aventurën e xhevahirit francez me parisienët.

Në fakt, nëse skuadra e Messit dhe shokëve të tij do të kishte fituar Ligën e Kampionëve, marrëveshja e Kylian me Al Khelaifi do të rinovohej automatikisht deri në vitin 2025, përndryshe (dhe siç ndodhi) do të skadonte në vitin 2024.

Lini një Përgjigje