Leverkuseni magjik, festë e çmendur për titullin historik

14 Prill 2024, 21:39Sport TEMA
Leverkuseni magjik, festë e çmendur për titullin historik

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës së 29-të, duke fituar 5-0 ndaj Werder Bremen në “Bay Arena”.

Në prag të 120-vjetorit, Alonso dhe “gladiatorët” e tij i bënë dhuratën më të çmuar klubit, që deri në këtë sezon ishte mjaftuar me statusin e nënkmapionit, madje pesë herë në histori.

Një sezon perfekt, një sezon jo vetëm për t’u krenuar, por edhe për t’u studiuar, me “aspirinat” që këtë herë ishin jo ilaçi, por dhimbja e kokës për çdo kundërshtar në Bundesliga.

Zero humbje dhe madje Bayer Leverkusen në këtë sezon, tani ka barazuar edhe rekordin e Juventusit në Serie A, të vendosur në edicionin 2011-12 me 43 ndeshje radhazi pa humbje.

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë, me topin larg, ndjeu dhimbje në gjoks dhe u ndihmua menjëherë nga shokët e skuadrës, me portierin Svilar që tërhoqi vëmendjen e arbitrit.

Në fushë ka ndërhyrë edhe stafi mjekësor me defibrillator dhe lojtari është larguar me barelë, por ka tundur dorën si për të dhënë se gjendja nuk ishte alarmante.

I ndërgjegjshëm, ai u transportua në dhomat e zhveshjes ku edhe Daniele De Rossi nxitoi për të kontrolluar gjendjen e tij. Në një atmosferë të tensionuar, gjyqtari i ndeshjes, Pairetto, vendosi të pezullojë përfundimisht takimin në minutën e 77-të.

Në Udine, lojtarët në fushë ishin shumë të frikësuar nga ajo që i ndodhi mbrojtësit Ndicka. De Rossi, i kthyer në fushë nga dhomat e zhveshjes, bëri të ditur se lojtari ishte i vetëdijshëm, por shokët e skuadrës nuk kishin dëshirë të vazhdonin.

Pairetto, pas një takimi me kapitenët dhe lojtarët e tjerë në fushë, vendosi të pezullojë përfundimisht ndeshjen në minutën e 77-të. Ndeshja, e cila do të duhet të rikuperohet, do të rifillojë nga rezultati 1-1 me vetëm 13 minuta lojë të mbetura.

Mirëkuptim, pa dyshim, edhe nga Udinese dhe publiku, të cilët i rezervuan duartrokitje të forta mbrojtësit dhe shokëve të tij pas vërshëllimës që sinjalizoi ndërprerjen përfundimtare të ndeshjes.

Evan N’Dicka iu nënshtrua një elektrokardiograme sapo u largua nga fusha në dhomën e zhveshjes. Testi ngriti disa dyshime për mundësinë e problemeve me zemrën. Kështu raporton ANSA.

Sa shumë numra, gola, emocione dhe spektakël, për një titull kampion kaq shumë të munguar dhe të dëshiruar, por plotësisht të merituar.

Me Granit Xhakën në krye, me Boniface e Grimaldo që golin më shumë se e realizuan, e jetuan, me Xabi Alonso-n, që shumë kush e kujtonte vetëm për klasin në fushë, tani spanjolli është një “Kaizer” i vërtet në atë tokë ku të gjithë ishin mësuar me mbretërimin e Bayern Munich.

Bavarezët nuk janë më në krye dhe kjo pas 11 edicionesh radhazi, me Leverkusen që guxoi dhe ia doli, madje në suksesin ndaj Bayern-it në muajin shkurt, titulli u afrua akoma edhe më shumë, ky titull që sot është një realitet i prekshëm.

Sot, në “Bay Arena” nuk festohet vetëm për fitoren, për golat, por edhe për historinë, për ata që provuan, për djersën dhe lotët e Voller, Ballck, Rolfes, Kirsten, Schneider apo dhe Berbatov.

Sot “Neverkusen” është fjala e ndaluar, sepse fjalori është pasuruar, me “Neverlusen” dhe Kampion e gjithçka tjetër, është vetëm e tepërt për këtë skuadër që tërhoqi pas vetës të madh e të vogël.

Sot, Bundesliga ka një “pronar” të ri, BAYER LEVERKUSEN!

Lini një Përgjigje