Trajneri i skuadrës kombëtare, Sylvinho do të publikojë ditën e hënë (16:00) listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Euro 2024.
Kuqezinjtë bëjnë pjesë në grupin B me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën. Tifozët po presin me emocione listën e brazilianit, ndërkohë që me shumë gjasa Armando Broja dhe Jasir Asani do të jenë pjesë e saj.
Dy sulmuesit kanë mbërritur në Shqipëri dhe po stërviten në “Shtëpinë e Futbollit”. Duke nisur më herët se të tjerët përgatitjet.
Broja ndoqi nga afër edhe takimin e “Final 4” Skënderbeu-Vllaznia (3-2), i vlefshëm për vendin e tretë në Superiore.
Dy ndër lojtarët më cilësorë të Kombëtares, nga të cilët pritet shumë në Gjermani 2024, janë të karikuar në maksimum. Dhe po presin me padurim të nisin stërvitjen bashkë me shokët e skuadrës.
Shqipëria do të përfaqësohet nga 26 futbollistë në Europian. Lojtarët fillimisht do të grumbullohen në Shqipëri e më pas në fundin e muajit maj do të udhëtojnë drejt Austrisë.
Kombëtarja do të zhvillojë dy takime miqësore përpara nisjes së turneut. Kundër Lihtenshtejnit (3 qershor, 20:00) dhe Azerbajxhanit (7 qershor, 19:00), në “Haladas Sportkomplexum”.
Në datën 8 qershor kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Gjermanisë, ku do të zhvillojnë përgatitjet për finalet e Europianit, në kampin bazë në SportCentrum Kaiserau. Në afërsi të Dortmundit.
Kombëtarja kuqezi do të debutojë në finalet e Europianit në datën 15 qershor. Kundër Italisë, duel që do të nisë në orën 21:00, në stadiumin “Signal Iduna Park” të Dortmundit.
Katër ditë më pas sfida përballë Kroacisë në “Volksparkstadion” (15:00) të Hamburgut dhe ndaj Spanjës në datën 24 qershor në “Merkur Spiel-Arena” (21:00), Dusseldorf.
Kur thotë për Brojën lojtar cilësorë ku në të gjthë katierën e tij ka luajtur vetëm si zëvëndedues në minutat e fundit , në të gjthë karierën e tij ndeshjet që kavluajtur janë sa gishtat e njërës dorë dhe po të gjurmoni karierën e tij Ai edhe në ekipet e moshave ka qenë si zëvëndësues , i vetmi “ meritë”e tij eshtë stervitja tek Celsi se po të ishte aktivizuar në futboll në ndonjë ekip të dorës së dytë ky futbollist nuk do thirrej si titullar i kombëtares. Më vjen keq për atë futbollist që ka më shumë ndeshje të luajtur si titullar në kombetare apo në kampionatet e vendeve tjera që nuk do e grumbulloni sepse vendin e tij ja dhuruat një futbollisti që ka dështuar
O tifoz, ti nuk je tifoz. Ti je sportdashës i drejtë. Ke argument të mirë por çdo gjë varet nga skema e trajnerit...